Në hyrje të parkut të stacionit të trenave dhe autobusëve në Shkup, thuajse është krijuar deponi e egër e mbeturinave. Ndërsa brenda, stacioni hekurudhor është shndërruar vend strehim për të pastrehët.
Në mungese të trenave dhe qarkullimit hekurudhor në vendin tonë, stacioni i trenave është shndërruar në vend për të pa strehët siç është edhe rasti në prapavijë.
E ngjashme ishte situata edhe jashtë stacionit.
Përderisa brenda në stacion e lamë një të pa strehë duke fjetur, në këtë pjesën këtu, një tjetër qenka zgjuar më herët sot.
Qytetarët thonë se është e neveritur kjo që po ndodh në stacionit hekurudhor në Shkup.
“Unë jam e befasuar tmerrësisht me atë se sa është e ndyrë dhe i pa pastër dhe se si njerëzit e pa strehë janë të shtrirë në stole, për dallim nga ajo që vij nga Gjermania ku ka kujdes për njerëzit e pa strehë dhe në vendbanimet sociale kanë të gjithë kujdesin, kjo është e tmerrshme. E trishtueshme dhe e dhimbshme”, tha një qytetare.
“Shumë keq është situata, duhet të rregullohet kjo gjë”, u shpreh një qytetar.
“Momentalisht gjendja është e keqe, për fat të keq, gjithnjë shkon keq e më keq. Ka edhe të pa strehë sa e pamë. Po ka, dhe çdo ditë përballemi me probleme të tilla. Stacioni hekurudhor është lënë pas dore, këtu flenë, kryejnë nevojat dhe nuk ka kush e pastron. Është për askund”, tha një qytetar.
Për kaosin e krijuar, ankesa kanë edhe pronarët e bizneseve të cilat janë afër stacionit. Pas kamerave thanë se me gjendjen e krijuar me të pa strehët po përballën tani për një kohë të gjatë. Sipas statistikave të kryqit të kuq, persona të pa strehë në Shkup që kanë vizituar punktin e të pastrehëve në vitin 2023 janë gjithsejte 180 persona, prej të cilëve 136 meshkuj dhe 44 femra nga mosha 5 deri në moshën 80 vjeçare. Shumica e të pa strehëve që vizitojnë punktin janë të varur nga alkooli, droga, bixhozi dhe probleme familjare ndërsa 26 % e tyre ballafaqohen me varfëri./