Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

“Ndryshimet kushtetuese”, Mickoski nuk ndryshon qëndrimin: Na duhet sinjal për çfarëdo hapi

Kryeministri Mickoski i betonizuar në qëndrimin e tij lidhur me ndryshimet kushtetuese. Thotë se nuk do të ketë iniciativë për ndryshimet kushtetuese me zbatim të prolonguar, para formimit të Qeverisë në Bullgari. Sipas Mickoskit një lëvizje e tillë do të ishte naive dhe do ta rrezikonte procesin eurointegrues të vendit.

“Do të ishte naive sikur ta bënim… Një lëvizje e tillë unilaterale do të nënkuptonte rrezikim i plotë të eurointegrimeve, tashmë të rrezikuara për shkak të avanturave të pushtetit të kaluar. Kuptohet se duhet të merret ndonjë sinjal që të bëjmë çfarëdo hapi përpara. Nuk do të futemi në asnjë avanturë, përndryshe ne mund ta bënim më herët ta bëjmë, nëse do të ishim fillestarë në këtë punë. Ne nuk jemi as Bujar Osmani, As Mariçiq, as Kovaçevski mendjelehtë dhe naivë dhe të besojmë në interesat e palëve të treta”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Por deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, tha se ishte i qartë mesazhi i Von Der Leyen gjatë vizitës së fundit në Shkup, se çfarë duhet të bëjë vendi për anëtarësim në BE. Petrovska, nënvizon se Maqedonia e Veriut e ka mundësinë që të përshpejtojë rrugën drejt BE-së, por pushteti e sheh vetëm interesin personal.

“Mua më vjen shumë keq që pushteti edhe nga pozicioni i pushtetit por edhe ai i opozitës, e sheh vetëm interesin personal. Maqedonia e Veriut ka shans që t’i fillojë bisedimet, t’i hap kapitujt dhe ta përshpejtojë rrugën drejt BE-së… Në këtë rast mendoj se edhe porositë e vizitës së fundit të kryetares së komisionit, Fon Der Layen, është thënë se është e qartë se çfarë duhet të bëjë Maqedonia e Veriut në këtë proces”, u shpreh Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së.

Ndryshimet kushtetuese, janë kusht në rrugëtimin e mëtejmë të Maqedonisë drejt BE-së. Kjo çështje përmendet edhe në raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...