Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

MPB thotë se janë arrestuar 8 persona që morrën pjesë mbrëmë gjatë festimeve të 28 Nëntorit në Shkup

Janë arrestuar tetë persona të cilët kanë marrë pjesë në ngjarjet e djeshme me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar Për momentin janë arrestuar tetë persona të cilët kanë marrë pjesë në incidentet e djeshme kur u përdhos flamuri maqedonas me rastin e festës së flamurit shqiptar. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot në një deklaratë për media tha se katër prej tyre dyshohen sipas nenit 319 të Kodit Penal, që është vepër e dënueshme me së paku një vit burg. Toshkovski tha se të gjithë janë të rinj dhe njëri prej tyre është i mitur. Njëri prej tyre është kapur duke djegur flamurin maqedonas dhe një është kapur duke e ulur flamurin. Katër personat e tjerë që u ndaluan u arrestuan pasi kishin marrë pjesë në një përleshje.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni