Lajme

MPB: Është privuar nga liria i mituri që ka larguar tabelën në Konsullatën e Serbisë në Kumanovë

https://rinos.news/wp-content/uploads/2024/11/c32cba0a255d1c69a181bd3d3584225f.mp4

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria i mituri, që sipas tyre, ka larguar tabelën në Konsullatën e Serbisë në Kumanovë, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se i mituri është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, sipas njoftimit, SPB- Kumanovë do të bëjë kallëzim penal sipas nenit 319 të Kodit Penal.“Zyrtarët e policisë në SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria një të mitur 17 vjeçar nga Kumanova, duke vepruar sipas kallëzimit të pranuar më datë 29.11.2024 në ora 09:05, se është larguar një tabelë nga zyra e Konsullatës së Republikës së Serbisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, që ndodhet në Kumanovë”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Copyright © 2024. Rinosnews

Exit mobile version