Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që në vitet në vijim të fokusohet më tepër në resurset njerëzore dhe kushtet për ushtarët duke mos anashkaluar modernizimin e armatës me pajisje të reja.
Siç njoftoi ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski, për momentin Ministria e Mbrojtjes ka në fuqi disa marrëveshje për furnizim me pajisje të reja, dhe të njëjtat pritet të arrijnë ashtu si janë dakorduar.
“Një nga marrëveshjet më të mëdha që i ka shteti, më duhet të përmendë marrëveshjet për automjete lehtë të blinduara që i kemi me SHBA-të. Kemi dhe JLTV veturat dhe Striker. Disa kanë arritur dhe disa presim që të arrijnë vitin e ardhshëm. Duhet të presim që në fund të vitit të ardhshëm të arrijë helikopteri i parë e më pas të tjerat. Bëhet fjalë për tetë helikopterë, dy lloje të ndryshme. Katër do të jenë civile dhe katër me pajisje shtesë për armatim”, tha Vllado Misajllovski – Ministër i Mbrojtjes.
Profesori universitar nga Greqia, Joanis Armakolas, thotë se është shkelur premtimi që të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë, gradualisht të kyçen në institucionet perëndimore. BE-ja dhe NATO, thotë se hynë në një rajon ku ka shumë probleme bilaterale dhe të sovranitetit.
“Shohim Serbinë e cila me shumë shkathtësi po luan lojën duke balancuar mes së paku katër megafuqive botërore por gjithashtu edhe në marrdhënie me fuqi të mesme sikur Turqia apo Emiratet Arabe. Kjo nuk ndodhë vetëm me Ballkanin Perëndimor por edhe me rajonin më gjerë. Në Serbi shohim se opinioni ka krijuar armiqësi me shtetet perëndimore dhe anon më tepër nga Rusia apo nga lindja, kjo ndodhë pikërisht përshkak frustrimit për procesin e eurointegrimit. Kjo ndodhë edhe në shtete tjera, përfshirë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Joanis Armakolas – Profesor Universitar.
Në konferencën “NATO – 75 vjet bashkim” u paralajmërua dhe ndihmë e re për Ukrainën me pajisje të cilat siç tha Misajllovski, Maqedonisë nuk i nevojiten.