Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ekonomi

Ministria e Energjisë, 6000 vauçer për kondicionerë inverter

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale bën me dije se ka nisur procesi i dhënies së certifikatave-vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë. 

Listat e përfituesve të përzgjedhur, si dhe listat e personave juridikë me të cilët Ministria ka lidhur marrëveshje për realizimin e kuponëve, janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale. 

Vauçerët do të merren në zyra të posaçme rajonale, të hapura vetëm për këtë qëllim. Qytetarët mund të përdorin vauçerët për blerjen e kondicionerëve inverter jo më vonë se data 30 nëntor 2024. Pas kësaj date, vauçerët e pa përdorur do të konsiderohen të pavlefshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni