Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Mickoski për shqipen: Të gjitha ligjet të respektohen

Secili ligj duhet të respektohet, tha kryeministri Mickoski i pyetur për ministritë që nuk e respektojnë dygjuhësinë në komunikata dhe web faqe. Megjithatë ai u arsyetua se ministrive u mungojnë kapacitetet për zbatimin të këtij ligji. Mickoski tha se në proces janë punësimet e reja për këtë qëllim.

“Duhet të respektohet secili ligj, ligjet janë që të respektohen. Mendoj se duhet të rriten kapacitetet sepse në të kaluarën prodhimi i lajmeve dhe aktivitetet ka qenë dhjetë herë më i ulët dhe ndoshta ka qenë më e lehtë të punohet dhe të arrihet të rezultat për diçka që është në harmoni me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligji duhet të respektohet por duhet të rriten kapacitetet dhe jemi në fazën e punësimit të njerëzve të cilët aktivitetin dhjetëfish më të lartë të ministrive në krahasim me të kaluarën do ta përcjellin deri te mediat”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni