Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Mickoski i bie pishman për zgjedhjet e parakohshme e porosit BDI-në të përgatitet për përgjegjësi

Kryeministri Hristian Mickoski duket se i ka rënë pishman për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, ndërsa sot e porositi BDI-në të përgatitet për përgjegjësi, ndërsa për zgjedhje kur të vijë koha do të përgatitemi. Porosia nga kryeministri Mickoski ishte me kërkesë të gazetarëve për të komentuar deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokalet në tetor të vitit të ardhshëm.

“Unë e kuptoj se kryesia e BDI-së nuk dëshiron të jetë në opozitë, të frikësuar se përfundimisht e ndjejnë edhe ata vendosmërinë e Qeverisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. E dinë se gjithçka që kanë bërë gjatë 20 viteve, janë të vetëdijshëm dhe e dinë se ngadalë por sigurt po vjen dita kur duhet të marrin përgjegjësi. Prandaj, si rezultat i asaj frike, ata do të thosha, në mënyrë joparimore inkurajohen dhe mendojnë se në atë mënyrë do të magnetizojnë më shumë votues”, deklaroi kryeministri Mickoski pas mbikëqyrjes së punëve në drejtimin rrugor Prilep-Manastir, që është pjesë e Korridorit 10d.

Kjo Qeveri, theksoi ai, ka mandat katërvjeçar, ndërsa mbi 600 mijë qytetarë para pothuajse gjashtë muajve qëndruan prapa kësaj Qeverie dhe koalicioni. Prioritet i ynë, theksoi Mickoski, është të bëjmë atë që qytetarët e presin prej nesh.

“Kjo është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, reformat, puna e mundimshme, projektet… Kjo është ajo që ne e premtuam dhe kjo është ajo që në këto katër vite planifikojmë ta bljmë”, tha Mickoski, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski kryen mbikëqyrje të punëve në aksin rrugor Prilep-Manastir, pjeës e Korridorit 10d.

Shtoi se atë që e ka thënë gjatë pyetjeve të deputetëve në Parlament, ishte me qëllim që të dalin në sipërfaqe, siç tha, të gjitha fytyrat e rrejshme që janë në opozitë.

“Inkurajohen mes vete, ndërkaq kur të vijë puna të reflektohet ai guxim, disi në mënyrë qyqare fshihen dhe opinioni ishte i vetëdijshëm për përgjigjen që erdhi nga LSDM se ata praktikisht si parti politike janë mësuar vetëm të improvizojnë, dhe jo të reflektojnë diçka që është e rëndësishme për qytetarët. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...