Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mickoski: Derisa jam unë kryeministër nuk do të ketë diktate dhe ultimatime për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia nuk do ta hapë procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, derisa Kuvendi i Bullgarisë nuk e miraton Marrëveshjen Qasëse të RMV-së, kështu deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Ai tha se nuk pranon ultimatume dhe diktate dhe se nëse këto janë vlera të BE-së, ai nuk është bashkëbisedues i mirë.

“Që të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, duhet të pranohet propozimi ynë. Atëherë mund të fillojmë procesin në bazë të atij parimi. Ai është që kur Kuvendi Bullgarisë ta ratifikojë Marrëveshjes Qasëse të shtetit tonë në kuadër të Bashkimit Europian, të vlejnë ato ndryshime kushtetuese që mendoj se janë zgjidhje për të gjithë duke e pasur parasysh gjendjen në të cilën na futi qeveria paraprake, ku fjalën kyçe e kishte Bujar Osmani dhe pas tij udhëhiqte Mariçiqi dhe Kovaçevski. Tani e kuptoj se çfarë ka ndodhur në atë periudhë dhe më besoni, informacionet janë për t’u shokuar. Mënyrë tjetër e miratimit të ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë. Derisa unë jam kryeministër nuk do të ketë ultimatume dhe diktate. Nëse mendojnë se në këtë mënyrë duhet ta promovojmë vlerën europiane, atëherë më falni, por unë nuk jam bashkëbisedues i mirë”, tha Mickoski.

I pyetur disa herë për deklaratën e presidentes së Komisionit Europian, Ursulla vond der Layen, se Maqedonia duhet sa më parë të miratojë ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se duhet ende kohë.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...