Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Mexhiti në takim me liderët botërorë në Konferencën e KB për Ndryshimet Klimatike në Azerbejxhan

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot ka udhëtuar për në vizitë zyrtare pune në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku, ku  nesër nis punimet  Konferenca e 29-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ndryshe e quajtuar Konferenca e Palëve – COP29.

Mexhiti, i cili së bashku me ministren e Energjetikës dhe minierave Sanja Bozhinovska, është  pjesë e delegacionit të lartë shtetëror të kryesuar nga Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të COP29 do të jetë pjesë e takimeve të liderëve botërorë për të diskutuar Marrëveshjen e Parisit dhe për të rritur ambiciet e Veprimit për klimën.

Samiti mbi ndryshimet klimatike shërben si një platformë për premtime, angazhime dhe plane veprimi në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit, ndërsa pjesëmarrës janë krerë shtetëror nga i gjithë globi.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni