Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Mexhiti: Gjykata Kushtetuese të mos merr vendime politike

“Aktualisht jeni të njoftuar se ekzistojnë disa nisma për të kontestuar ligjin për përdorimin e gjuhëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Si zëvendëskryeministër i parë, ndjej për obligim të përsëris edhe njëherë se ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka për obligim të vlerësoj kushtetueshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera dhe të garantojnë zbatimin e Kushtetutës, ajo nuk ka mandat as të lëshohet në diskutime, e aq më pak në vendimmarrje politike, dhe sidomos kur është fjala për ligje dhe akte tjera juridike”, tha zëvendëskryeministri Mexhiti

Në shoqërinë shumë-gjuhësore, politikat gjuhësore janë determinuese për funksionalitetin e këtyre shoqërive, andaj nismat si ato të Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë papranueshme. Kështu tha zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në konferencën shkencore “Gjuha dhe Etnia”, të organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve. Duke reaguar ndaj nismave të Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e abrogimit të disa neneve për përdorimin e gjuhës shqipe, Mexhiti theksoi se roli i kësaj gjykate është vlerësimi i kushtetutshmërisë së ligjeve dhe zbatimi i Kushtetutës, jo marrja e vendimeve me natyrë politike. Sipas tij, është e papranueshme të preken të drejtat e fituara, sidomos ato që garantojnë bashkëjetesën multietnike në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti vuri në dukje se në demokracitë e avancuara të drejtat vetëm avancohen dhe nuk mohohen.

“Aktualisht jeni të njoftuar se ekzistojnë disa nisma për të kontestuar ligjin për përdorimin e gjuhëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Si zëvendëskryeministër i parë, ndjej për obligim të përsëris edhe njëherë se ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka për obligim të vlerësoj kushtetueshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera dhe të garantojnë zbatimin e Kushtetutës, ajo nuk ka mandat as të lëshohet në diskutime, e aq më pak në vendimmarrje politike, dhe sidomos kur është fjala për ligje dhe akte tjera juridike, të cilat garantojnë bashkëjetesën multi-etnike dhe frymën e bashkëjetesës në Maqedoni të Veriut. Prandaj po e përsëris në asnjë vend të botës nuk ndodh që të drejtat e fituara të cenohen ose abrogohen, sepse është cilësi e demokracive të mirëfillta që të drejtat të avancojnë në vazhdimësi, jo të shkurtohen, cenohen ose të mohohen”, tha me këtë rast Mexhiti.

Edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, pajtohet se është detyrë e të gjithëve mbrojtja e gjuhës shqipe. Në fjalën e tij të rastit në këtë konferencë, Limani tha se për shqiptarët, gjuha shqipe ka rëndësi dhe vlerë të veçantë, pasi gjuha pati rol edhe në ruajtjen e kombësisë shqiptare. “Është detyrë e jona që të ruajmë dhe kultivojmë si vlerë më të çmuar dhe ta lejmë si amanet te gjeneratat pasuese të trashëgojnë gjakun dhe gjenin e kombit tonë. Përveç ruajtjes së pastërtisë duhet të nxisim edhe zhvillimin e gjuhës në përputhje me kohën në të cilën po jetojmë, duke e bërë atë si mjet më të fuqishëm të dijes dhe komunikimit”, theksoi Limani.

Punimet e konferencës “Gjuha dhe Etnia” e hapi drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Granit Osmani, i cili tha se gjuha shqipe është vlerë e veçantë, andaj planifikimi gjuhësor dhe përkujdesja institucionale janë më se të nevojshme. “Ne duhet të jemi vigjilent që kujdesi ndaj këtyre vlerave të çmuara ta përcjellim ndër breza si shtylla të rëndësishme kombëtare”. Përndryshe konferenca “Gjuha dhe Etnia” u organizua në vazhdën e aktiviteteve të cilat organizohen në vigjilje të festave të nëntorit. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...