Zv. kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim pune delegacionin të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të kryeasuar nga zonja Jeri Dible, përfaqësuese për Maqedoninë e Veriut.
“Jeri Dible shprehu gatishmërinë e USAID-it për të mbështetur projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit në vend, përmes programeve të ndryshme, dhe përcjelljen e përvojave pozitive nga vende të ndryshme në botë ku vepron Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).Mexhiti falënderoi USAID-in për realizimin e shumë projekteve në Maqedoninë e Veriut, si dhe për interesin për bashkëpunim në projektetet prioritare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që kanë të bëjnë me masat ndaj ndryshimeve klimatike, dhe sistemit të monitorimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit.
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është e pranishme në Maqedonisë e Veriut që nga pavarësimi i vendit, dhe mbështet synimin e vendit për t’u bërë një shoqëri më e zhvilluar ekonomikisht, më demokratike dhe gjithëpërfshirëse përmes programeve që promovojnë rritjen ekonomike dhe konkurrencën, rritjen e angazhimit të të rinjve për të ulur papunësinë si dhe zvogëlimin e korrupsionit.