Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Mbyllet aeroporti i Alepos, xhihadistët kontrollojnë gjysëm e qytetit! Luftime të ashpra në Siri

Pamje që nuk i kishte përjetuar për rreth tetë vjet, Alepo, vendi i dytë më i madh në Siri, po i përjeton sërish që pasditen e djeshme, me pushtimin e befasishëm të rebelëve xhihadistë dhe aleatëve të tyre.

Luftimet me ushtrinë qeveritare të Asadit ishin të ashpra dhe zgjatën për orë të tëra, ndërsa autoritetet siriane u detyruan të mbyllnin aeroportin e Aleppos dhe të gjitha rrugët që të çojnë në qytet në orët e para të së shtunës, thanë tre burime ushtarake për Reuters.

Luftëtarët e opozitës, të udhëhequr nga grupi militant islamik Hayat Tahrir al-Sham, nisën një spastrim të befasishëm të qyteteve të kontrolluara nga qeveria këtë javë, duke arritur në Alepo gati një dekadë pasi u dëbuan nga Asadi dhe aleatët e tij.

Siç pretendojnë ata, kanë arritur në zemër të qytetit.

Në fakt, siç informoi një organizatë joqeveritare për Agence France-Presse, ata kanë marrë përafërsisht gjysmën e Alepos, duke arritur deri në kalanë historike të qytetit.

“Gjysma e qytetit të Alepos është tani nën kontrollin e (organizatës xhihadiste) Hayat Tahrir al-Sham dhe organizatave aleate me të,” tha Rami Abdel Rahman , drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Të paktën 277 njerëz janë vrarë në luftime, sipas një numërimi të mëparshëm nga organizata joqeveritare, e cila është e bazuar në Britani dhe mbështetet në një rrjet të gjerë burimesh në Siri.

Këto janë përplasjet më të përgjakshme që nga viti 2020 në sektorin e Sirisë ku provinca e Alepos, e kontrolluar në pjesën më të madhe nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad, kufizohet me Idlib, bastionin e fundit të madh të xhihadistëve dhe rebelëve.

Rusia, një nga aleatët kryesorë të Asadit, i ka premtuar Damaskut ndihmë shtesë ushtarake për t’iu kundërvënë rebelëve, thanë dy burime ushtarake, duke shtuar se materiali i ri do të fillojë të arrijë brenda 72 orëve të ardhshme.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...