Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

MASH: Ligj të ri për tekstet shkollore, nga shtatori libra për të gjithë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar në ENER propozim ligjin e ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm. Ligji i ri duhet të sigurojë prodhimin e teksteve me përmbajtje më cilësore, të zvogëlojë gjasat për gabime si më parë dhe të thjeshtojë procedurën e prokurimit, në mënyrë që tekstet të dërgohen në shkolla në kohën e duhur. Sipas MInistrisë së Arsimit, të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë në miratimin e versionit më të mirë që do të përcillet në procedurën parlamentare. Propozimi i ligjit integron sugjerimet e shtëpive botuese në Maqedoni me përfaqësuesit e të cilave drejtuesit e MASH-it dhe Shërbimit Pedagogjik kanë pasur takim pune. Me miratimin e këtij Ligji do të zëvendësohet ligji aktual i vitit 2008. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni