Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Kurti i quan “emisione humoristike” premtimet e opozitës për rritje të pagave

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për buxhetin për vitin 2025, i cili është në vlerë 3.6 miliardë euro.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se buxheti i vitit të ardhshëm do të ketë rritje për 300 milionë euro apo 8.8 për qind, krahasuar me vitin 2024.

Ai para kabinetit qeveritar të mërkurën tregoi në detaje se nga do të shkojnë mjetet buxhetore.

“Për vitin 2025 buxheti i projektuar shënon nivelin 3 miliardë e 608 milionë euro. Kjo është për 300 milionë euro, apo shprehur në përqindje për 8.87 për qind më i lartë sesa ai në vitin 2024. Nga ky buxhet 916.5 milionë euro do të shkojnë për pagat e sektorit publik, duke përfshirë edhe rritjen e pagave…Te kategoria mallra dhe shërbime kemi planifikuar se 105 milionë euro t’i ndajmë për nevoja të shëndetësisë. Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK që të sigurohen barnat esenciale dhe materiali shpenzues përkatës, ndërkaq 87 milionë euro të tjera i kemi planifikuar për nevoja të sigurisë dhe mbrojtjes që do të shkojnë në municion, pajisje dhe furnizime të nevojshme, ashtu që policia dhe ushtria t’i kryejë detyrat me efikasitet të plotë. Për pensionistët tanë kemi buxhetuar edhe 100 milionë euro të tjera shtesë për të mbuluar rritjen e pensioneve që tashmë e kemi miratuar…Për investime kapitale në infrastrukturë kemi ndarë 930 milionë euro të cilat do të shkojnë në rehabilitetim, ndërtim të hekurudhave dhe ndërtim të rrugëve rajonale dhe autostradave. Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që na lidh me portin e Durrësit janë disa nga projekte”, tha ai.

Kurti foli edhe për premtimet e partive opozitare për rritje të pagave që sipas tij janë boshe e si kundër vlerë e vendimeve që ai i quajti të mira qeveritare.

“Ky do të jetë buxheti i katërt për këtë mandat, por i pari për mandatin që na pret. Andaj që të jeni të sigurtë se ministrat tanë janë përkujdesur që buxhetet e ministrive të tyre t’i dizajnojnë si për veti. Ndërkohë, tash që zgjedhjet po afrohen, po dëgjojmë shumë premtime boshe opozitare si kundër-vlerë e vendimeve të mira qeveritare. Por për një gjë duhet të jemi të sigurt se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen”, shtoi Kurti.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se sipas vlerësimeve qeveritare rritja ekonomike gjatë këtij viti do të jetë 4.5 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm tha se presin që do të jetë 5.6 për qind.

“Sipas vlerësimeve tona më të fundit, ekonomisë së Kosovës apo rritja gjatë vitit aktual pritet të jetë rreth 4.5 për qind në terma real. Të hyrat buxhetore ashtu si në vitin e mëparshëm kanë vazhduar performancën e tyre tejet të kënaqshme gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej më shumë se 7.1 për qind, e cila kur krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar i bie 150 milionë euro më tepër. E njëjta tendencë pritet të karakterizohet edhe në pjesën e mbetur të vitit. Sa i përket projeksioneve për vitin e ardhshëm, përditësimi i tyre e konfirmon vazhdimin e rritjes ekonomike më të lartë sesa nivelet historike të vendit. Tani që kemi ngadalësimin dhe uljen e normës së inflacionit nën nivelin 2 për qind, mund të them se ekonomia e vendit tonë po i kthehet potencialit të rritjes ekonomike, që për vitin e ardhshëm presim të jetë 5.6 për qind në terma real”, theksoi ai.

Krahas kësaj, Murati bëri të ditur se normat e reja tatimore për bizneset do të hynë në fuqi nga viti 2026 dhe jo nga viti 2025, ashtu siç është paraparë në Ligjin për tatimin në pronë.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...