Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nga para Kushtetueses porositi kryeministrin Mickoski se edhe durimi ka fund

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nga tendat e vendosura përpara Gjykatës Kushtetuese, me porosi për kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Gjykatën Kushtetuese. Ahmeti tha se nuk guxon të preket në palcën e shqiptarëve, pasi kjo nuk është në të mirë të askujt. Sipas tij protesta nuk ka të bëjë me pohimet e Mickoskit se BDI-ja dëshiron të krijojë mjegull për shkak të krimeve të bëra.

“Respektoni Marrëveshjen e Ohrit dhe mos cenoni dhe mos prekni në palcën e shqiptarëve sepse nuk është mirë as për ju as për ne. Ky shtet është i përbashkët. Asnjëherë nuk kemi kontestuar as gjuhën e bashkëqytetarëve as historinë e bashkëqytetarëve. Prandaj mos i prekni në palcë shqiptarët sepse edhe durimi ka një fund”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së- Fronti Europian.

Ahmeti kritikoi edhe përfaqësuesit e koalicionit Vlen, për siç tha ndryshim të përditshëm të qëndrimeve.

“Sa për këta tanë që brenda një muaji ndërrojnë ditë për ditë qëndrimet. Fillimisht gjuha shqipe nuk ishte zyrtare e tani na u bë zyrtare dhe dalëzotës janë bërë dhe janë trimëruar. E di unë sa trima janë. Aq trimëri kanë sa një mace të rrëzojë enët në kuzhinë. Aq është takati i tyre”, shtoi ai.

Ahmeti bashkë me krerët e Frontit, në Shkup erdhën pas takimit të mbajtur në Reçicë të Vogël në Tetovë ku paraprakisht u mblodhën partnerët e Frontit Evropian dhe kryesia e BDI-së për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm. Për të tërhequr tendat nga Gjykata Kushtetuese, Fronti kërkon garanci se gjuha shqipe nuk do të preket.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Lajme

Është shkatërruar grupi kriminal “Bellanoca-Baron”, ky është njoftimi i Prokurorisë në lidhje me aksionin policor, në të cilin janë arrestuar katër persona, ndërkaq njëri...

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Lajme

MPB-ja informon se dje pasdite në ora 17:50 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Metodia Andonov – Çento” në Shkup, automjeti i...

Maqedonia e Veriut

Në Kuvend vazhdon procedura për miratimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm. Pas seancës plenare debati zhvendoset në Komisionin amë. Propozim-ligji, që mes tjerash...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Bota

New York është rankuar si qyteti më i pasur në botë. Sipas një sondazhi nga Henley & Partners dhe New York Wealth, New York...