Mëngjesi i sotëm ka sjellë zhvillime të rëndësishme në Kosovë, ku Gjykata Speciale ka realizuar disa arrestime.
Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka konfirmuar për Telegrafin se është arrestuar ish-kryetari i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smakaj, dhe ish-zëvendës kryeministri, Hajredin Kuçi.
Përveç këtyre, janë ndaluar edhe ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, si dhe vwllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu, Fadil Fazliu.
Po ashtu ai tha se janë arrestuar edhe ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, vëllai i heronjve, Fahri e Bahri Fazliut, Fadil Fazliut.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.