Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kasami: Grubi në Listën e Zezë, BDI po bën shou për të shpëtuar veten e tyre

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën shou për të shpëtuar veten e tyre në çdo rast, edhe së fundi me tendat ata po mundohen të mbulojnë korrupsionin dhe aspak nuk ju bëhet vonë për gjuhën shqipe! Kështu ka shkruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ndërsa ka komentuar futjen në Listën e Zezë të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi.

Postimi i plotë i Bilall Kasamit:

Sot u vulos edhe nga partnerët tanë strategjik se shumë funksionarë të BDI-së janë të zhytur në korrupsion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën shou për të shpëtuar veten e tyre në çdo rast, edhe së fundi me tendat ata po mundohen të mbulojnë korrupsionin dhe aspak nuk ju bëhet vonë për gjuhën shqipe!

Tani, a do bëjnë roje nate para Ambasadës së Amerikës në Shkup?

Përhajr Artan!

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni