Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se sot presidenti aktual i SHBA-së hedh votën e tij të parakohshme në zgjedhjet presidenciale.
Bëhet e ditur se shumë amerikanë mund të votojnë përpara 5 nëntorit.
Ndërkohë, zjedhjet janë shumë afër dhe pritet të jenë gara më e ngushtë që nga të paktën viti 2000, shkruan skynews.i.
Sipas sondazheve të fundit, Kamala Harris mban një epërsi të vogël ndaj Donald Trump.
Por zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me atë se kush fiton më shumë vota, ka të bëjë me atë se kush fiton në shtetet e duhura.
Ndryshe, raportohet se më shumë se 32 milionë njerëz kanë hedhur tashmë votën e tyre.
Harris dhe Trump po vazhdojnë me fushatat e tyre për të tërhequr sa më shumë votues.