Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Jemi për ndryshime të shpejta kushtetuese, por pa VMRO-në është e pamundshme

Arben Taravari shprehet se ASH-ja dhe VLEN do të insistojnë që negociatat me BE-në të fillojnë sa më shpejt, por shtoi, se është e pamundshme pa VMRO-DPMNE-në e cila ka 58 mandate.

Sipas Taravarit, për Maqedoninë e Veriut s`ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE.

“Ne si Aleancë për shqiptarët, por dhe si VLEN do të jemi insistues që negociatat me BE-në të fillojnë sa më shpejt që është e mundshme normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase kjo është VMRO, e cila ka 58 deputet është e pamundshme. Ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të insistojmë që të mundësojmë fillimin e negociatave, sepse vazhdojmë të mendojmë se për RMV nuk ka opsion apo rrugë tjetër përveç rrugës evropiane”, deklaroi Taravari.

Taravari mes tjerash në përgjigjen e gazetarëve rreth ndryshimeve kushtetuese tha se për këtë nuk kanë dhënë afat kohor, por sërish potencoi se pa VMRO-në këto ndryshime nuk mund të ndodhin.

“Jo që kemi dhënë afat, por kemi insistuar ka qenë pika e parë e marrëveshjes tonë, dmth rrugëtimi evropian i RMV-së, por duhet ta kemi parasysh se çfarëdo lloji tjetër kombinimi pa VMRO-në nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, prandaj ne vazhdojmë të mundohemi të gjejmë mënyrën më të lehtë dhe të mundshme që sa më shpejt të fillojnë negociatat”, tha Taravari.

Ndryshe, Taravari theksoi se VMRO nuk është kundër këtyre ndryshimeve, por i ka kushtet që i ka dhënë para zgjedhjeve, dhe njëri prej kushteve është që ndryshimet kushtetuese të bëhen, por të hyjnë në fuqi me veprim të prolonguar.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni