Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Izraeli nuk i ndal sulmet në Rripin e Gazës, vriten 39 palestinezë

Ushtria izraelite vrau të paktën 39 palestinezë në sulmet në të gjithë Rripin e Gazës gjatë natës, thanë zyrtarë të shëndetësisë të enjten, duke përfshirë të paktën 20 persona në një sulm që dogji çadrat në një kamp refugjatësh të mbushur me njerëz.

Banorët mbanin një trup të mbështjellë me qilima nga rrënojat e djegura të strehimoreve të improvizuara në Mauasi, pranë bregdetit në perëndim të qytetit Khan Younis në Gazën jugore, ku dhjetëra mijëra njerëz janë strehuar për muaj të tërë. Izraeli e ka shpallur qytetin zonë humanitare dhe prej kohësh u ka thënë njerëzve që të shkojnë atje për sigurinë e tyre.

Të afërmit e viktimave thanë se sulmet e fundit tregojnë se një deklaratë e re nga grupi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut Amnesty International, e cila akuzon Izraeli se po ushtron gjenocid në Gazë, që është hedhur poshtë me forcë nga Izraeli, është shumë e vonuar.

Në një raport të botuar të enjten, organizata e të drejtave të njeriut, thekson se veprimet e Izraelit nuk mund të justifikohen me sulmin e Hamasit më 7 tetor, 2023, që shkaktoi luftën në Gazë dhe as me praninë e militantëve në zonat e banuara me civilë. Amnesty International thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Izraelit mund të jenë bashkëfajtorë në gjenocid dhe u bëri thirrje atyre të ndalin dërgesat e armatimit Izraelit. Izraeli dhe Shtete e Bashkuara kanë kundërshtuar me forcë akuzat ndaj Izraelit për ushtrim të gjenocidit në Rripin e Gazës.

Zyrtarë mjekësorë në Rripin e Gazës thanë se mes 20 viktimave të konfirmuara të sulmit izraelit kishte gra dhe fëmijë. Izraeli tha se sulmi kishte në shënjestër operativë të lartë të Hamasit, të cilët nuk i identifikoi.

Më vonë të enjten, Hussam Abu Safiya, drejtor i spitalit Kamal Adwan në Beit Lahiya në veri të Gazës, tha se një djalë 16-vjeçar që përdorte një karrige invalidi u vra dhe disa njerëz, përfshirë mjekë, u plagosën nga një sulm izraelit ndaj spitalit.

Deri më tani, mbi 44,500 persona llogaritet se janë vrarë gjatë fushatës ushtarake të Izraelit, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës, që nuk bëjnë dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve, por që thonë se mbi gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Lufta filloi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 ndaj vendbanimeve izraelite, duke vrarë 1,200 personave, shumica civilë. Grupi militant mori peng edhe rreth 250 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar. Rreth 100 pengje ende po mbahen në Gazë dhe besohet se një e treta e tyre kanë vdekur.

Ofensiva e Izraelit është ndër fushatat më të përgjakshme dhe shkatërruese që nga Lufta e Dytë Botërore.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Lajme

Është shkatërruar grupi kriminal “Bellanoca-Baron”, ky është njoftimi i Prokurorisë në lidhje me aksionin policor, në të cilin janë arrestuar katër persona, ndërkaq njëri...

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Lajme

MPB-ja informon se dje pasdite në ora 17:50 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Metodia Andonov – Çento” në Shkup, automjeti i...

Maqedonia e Veriut

Në Kuvend vazhdon procedura për miratimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm. Pas seancës plenare debati zhvendoset në Komisionin amë. Propozim-ligji, që mes tjerash...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Bota

New York është rankuar si qyteti më i pasur në botë. Sipas një sondazhi nga Henley & Partners dhe New York Wealth, New York...