Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Izraeli: Krijimi i një shteti palestinez do të ishte një shtet i Hamasit

“Krijimi i një shteti palestinez do të ishte një shtet i Hamasit”, kështu ka deklaruar ministri i jashtëm izraelit Gidon Shaar, gjatë një konference për shtyp në Jeruzalem.

Ai u pyet për mundësinë e rifillimit të procesit të një marrëveshje pas zgjedhjes së Donald Trump në Presidencën amerikane, dhe mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve të Izraelit me shumë vende arabe deri në Arabinë Saudite në këmbim të krijimin e një shteti palestinez.

“Jo” ishte përgjigja e ministrit të Jashtëm izraelit kur u pyet për mundësinë e përsëritjes së procesit të marrëveshjeve të Abrahamit, shkruajnë mediat e huaja.

Marrëveshja e Abrahamit, e promovuar nga Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, lejoi normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe vendeve arabe si Bahreini, Maroku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni