Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Irani thotë se dy ushtarë u vranë gjatë sulmeve izraelite

Irani tha se sulmet izraelite ndaj caqeve ushtarake në Republikën Islamike më 26 tetor lanë të vrarë dy ushtarë iranianë.

Ushtria izraelite paraprakisht bëri të ditur se ka përfunduar sulmet e tij hakmarrëse ndaj Iranit, pasi Teherani kreu sulme ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji.

Izraeli tha se goditi ndërtesa të prodhimi të raketave, raketa dhe sisteme të tjera në disa rajone, duke paralajmëruar se Teherani “do të paguajë çmim të lartë” nëse kundërpërgjigjet. Irani konfirmoi se sulmi izraelit goditi caqe ushtarake në provincën e Teheranit, dhe në pjesë të tjera të shtetit, duke thënë se sulmi shkaktoi “dëme të kufizuara”.

Forcat e armatosura të Iranit, më pas thanë se dy ushtarë u vranë gjatë sulmit.

Izraeli ishte zotuar se do të hakmerrej ndaj Iranit, pasi Teherani më 1 tetor lëshoi një breshëri prej 200 raketash ndaj Izraelit. Ky ishte sulmi i dytë i drejtpërdrejtë që Irani kreu ndaj armikut të tij të përbetuar, Izraelit. Shumica e raketave u rrëzuan, por u vra një person. Irani kishte kryer edhe një sulm me raketa ndaj Izraelit në prill, teksa ky shtet mbështet dy grupe në Lindjen e Mesme që aktualisht po luftojnë kundër Izraelit.

Izraeli po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë që nga tetori i vitit të kaluar.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor, Izraeli dhe Hezbollahu – grupi militant libanez dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – kanë këmbyer zjarr në kufi.

Por, tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut u rritën në tetorin e këtij viti, teksa Izraeli po kryen në jug të Libanit një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut.

Hezbollahu, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...