Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Grubi është parë në një pompë të benzinës në Shqipëri, por nuk ka hyrje formale në shtetin shqiptar

Vazhdon paqartësia për çështjen e vendndodhjes së Artan Grubit. A është në Kosovë, Shqipëri apo në një vend krejtësisht tjetër? Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit për vendndodhjen e Artan Grubit, u përgjigj që nuk ka dëshirë të spekulojë.

Edhe zëvendëskryeministri Izet mexhiti tha se vendndodhja e Grubit mund të jetë Shqipëria ose Kosova.

Ekipi i TV21 ishte në Tiranë dhe rrugës u ndal në dy pika karburanti ku pyetëm punonjësit në pompat e benzinës, na thanë se e kishin parë duke përdorur tualetin.

Nga ana tjetër, TV21 në një bisedë informale me institucionet në Tiranë mësoi jozyrtarisht se hyrja formale e Grubit në Shqipëri nuk është regjistruar.

Nga disa institucione me të cilat folëm në Tiranë, na thanë se nuk është mirë të spekulohet për praninë e Grubit në Shqipëri, sidomos duke pasur parasysh rrezikun e prishjes së marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe koalicionit VLEN.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni