Bota

Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt

Gjermania pritet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, njëmbëdhjetë javë pas prishjes së koalicionit qeveritar, dhe burimet thonë se Social-Demokratët, Të Gjelbrit dhe konservatorët kanë arritur kompromis për kohën.

Partitë opozitare dëshirojnë që të ketë zgjedhje qysh në janar, dhe kanë paralajmëruar se Gjermania rrezikon të mbetet pa timon në kohën e krizës ekonomike, dhe në kohën kur fitorja e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara përbën sfida të reja diplomatike.

Mirëpo, Scholz ka paralajmëruar se zgjedhjet në janar mund të ngarkojnë autoritetin zgjedhor në kohë pushimesh dhe që partitë mund të përfundojnë të papërgatitura.

Për t’i organizuar zgjedhjet e reja, Scholz duhet të thërrasë votëbesim dhe ta humbasë atë në Parlament.

Koha e mbajtjes së një seance të tillë nuk dihet, mirëpo mediat lokale kanë raportuar se do të mund të organizohet në mesin e dhjetorit.

Scholz, i cili aktualisht udhëheq një Qeveri të pakicës, me përkrahjen e të Gjelbërve, shpreson të sigurojë mjaftueshëm mbështetje për t’i miratuar ligjet për mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese nga e djathta ekstreme, dhe për të ndarë fonde për Ukrainën para se të largohet nga zyra e kryeministrit.

Qeveria e tij është rrëzuar pas disa muajsh të mospajtimeve mes partive në pushtet, dhe gjithçka ka përfunduar kur neoliberalët, Demokratët e Lirë, kanë kërkuar shkurtime buxhetore, për të cilat nuk kanë mundur të pajtohen partnerët e krahut të majtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Lajme

Është shkatërruar grupi kriminal “Bellanoca-Baron”, ky është njoftimi i Prokurorisë në lidhje me aksionin policor, në të cilin janë arrestuar katër persona, ndërkaq njëri...

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Lajme

MPB-ja informon se dje pasdite në ora 17:50 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Metodia Andonov – Çento” në Shkup, automjeti i...

Maqedonia e Veriut

Në Kuvend vazhdon procedura për miratimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm. Pas seancës plenare debati zhvendoset në Komisionin amë. Propozim-ligji, që mes tjerash...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Bota

New York është rankuar si qyteti më i pasur në botë. Sipas një sondazhi nga Henley & Partners dhe New York Wealth, New York...

Copyright © 2024. Rinosnews

Exit mobile version