Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjenden granata të pa shpërthyera para gjykatës në Gostivar

Së paku 5 granata të pa shpërthyera janë gjetur paraditen e sotme në lokacionin përballë gjykatës në Gostivar.

Bekim Ismaili, udhëheqës i Njësisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gostivar, thotë se dyshohet se ka më tepër, ndërkaq bëri të ditur se granatat i përkasin periudhës së Luftës së Parë Botërore.

“Janë mjete nga Lufta e Parë Botërore, të pashpërthyera, duke punuar me eskavator ndërmarrja publike kishin hasur në mjete të pashpërthyera, na lajmëruan. Kontaktuam MPB-në, pasi është vend frekuentues, që të sigurohet vendi se ka shumë kalimtar, çdo moment presim të arrijë ekipi jonë që është adekuate dhe e specializuar për nxjerrjen dhe transportimin e mjeteve të pashpërthyera”, tha Bekim Ismaili, udhëheqës i Njësisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gostivar.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni