Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

GERB fiton zgjedhjet në Bullgari

Partia e qendrës së djathtë në Bullgari, GERB, i ka fituar zgjedhjet parlamentare, sipas rezultateve preliminare, mirëpo asaj do t’i dihet një partner koalicioni për të formuar Qeverinë. GERB i ka fituar 26.08 për qind të votave. Partia reformiste, Ne Vazhdojmë Ndryshimin, ka dalë e dyta me 14.76 për qind të votave. Partia ultra-nacionaliste, Ringjallja, ka dalë e treta me 13.8 për qind të votave. Zgjedhjet e së dielës, të shtatat në katër vjet, janë mbajtur si pasojë e dështimit të partive politike bullgare që të formojnë koalicion qeveritar pas zgjedhjeve të 9 qershorit. Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, ka falënderuar votuesit për mbështetjen, dhe ka thënë se partia e tij do të formojë Qeverinë e re.

“Që tani e tutje jemi angazhuar për formimin e qeverisë. Fitorja e GERB është e qartë. Nëse udhëhiqemi nga motoja ‘zëri i popullit është zëri i Zotit’ është mirë që të gjithë liderët të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe askush, përfshirë edhe neve nuk mund ta anashkalojmë rezultatin zgjedhor. Ne mund të pranojmë të bëjmë, siç kemi bërë, shumë kompromise më parë, por në asnjë mënyrë nuk do të ndryshojmë votën e votuesve. Programi ynë, për të cilin populli ka votuar, do të jetë kusht për të gjithë ata që duan të formojnë qeveri”, tha Bojko Borisov, kryetar i GERB-it.

Bullgaria është udhëhequr nga qeveri jetëshkurtra prej vitit 2020, kur protestat kanë ndihmuar në dhënien fund të koalicionit të udhëhequr nga partia GERB. Ekspertët thonë se Bullgaria ka nevojë për periudhë stabiliteti, një qeveri që funksionon si duhet, në mënyrë që të rriten fondet e Bashkimit Evropian dhe të nisin procedurat për adoptim të valutës euro. Planet për të hyrë në Eurozonë janë shtyrë dy herë, për shkak të mosarritjes së targetit për ulje të inflacionit. Shumë votues kanë thënë se shqetësohen për mundësinë e shumë pasigurive në të ardhmen. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Lajme

Është shkatërruar grupi kriminal “Bellanoca-Baron”, ky është njoftimi i Prokurorisë në lidhje me aksionin policor, në të cilin janë arrestuar katër persona, ndërkaq njëri...

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Lajme

MPB-ja informon se dje pasdite në ora 17:50 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Metodia Andonov – Çento” në Shkup, automjeti i...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Maqedonia e Veriut

Në Kuvend vazhdon procedura për miratimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm. Pas seancës plenare debati zhvendoset në Komisionin amë. Propozim-ligji, që mes tjerash...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Bota

New York është rankuar si qyteti më i pasur në botë. Sipas një sondazhi nga Henley & Partners dhe New York Wealth, New York...