Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Fronti Evropian pyet për ligjin e gjuhës, Mickoski përgjigjet: Në gjykatën kushtetuese, gjykatësit tuaj

Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte pikë e nxehtë debati edhe në seancën për pyetjet e deputetëve në Kuvend. Deputetja e Frontit Evropian Arbana Pasholli pyeti kryeministrin Mickoski nëse në gjykatën kushtetuese kontestohet i gjithë ligji. Pasholli e akuzoi atë për platformë kundër shqiptarëve.

“A rrezikohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe ose jo? Ju lutem të na tregoni a mbani akoma qëndrimin se me këtë iniciativë nuk rrezikohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe edhe pse është kategori kushtetuese edhe pse mundemi lirisht të konstatojmë se shumë nga ministrat tuaj, edhe pa abrogimin e këtij ligji, nuk e përdorimin gjuhën shqipe edhe pse për këtë janë të detyruar me ligj? Dhe a mund të na tregoni se si i bindët partner tuaj të vegjël nga të cilët asnjë nuk kemi prezent këtu në sallë, në koalicion pa legjitimitet, se kjo iniciativë është e mirë?”, pyeti Arbana Pasholli, Fronti Evropian.

Kjo nuk është platformë kundër shqiptarëve. Kjo është platformë kundër përfituesve dhe kriminelëve politik, tha kryeministri në përgjigjen ndaj deputetes. Sipas tij, kjo është arsyeja e frustrimit të BDI-së dhe porositi funksionarët e partisë së Ahmetit të kthejnë sytë nga drejtuesit e partisë dhe të pyes atë se si brenda natës kanë bërë pasurinë e tyre. Ndërkohë, në Gjykatën Kushtetuese, Mickoski tha se janë gjykatës të zgjedhur nga pushteti i kaluar.

“Të njëjtët ata gjykatës dhe prokurorë të cilët duhet të nënshkruajnë urdhër për bastisje ose arrest të dikujt që ekziston dyshim i bazuar se ka bërë krim dhe mundet të ndikojë te dëshmitarët, dhe të cilët fitojnë diare, ankth, rritje të temperaturës, pagjumësi, ethe, etj., janë të njëjtët gjykatës që sot ndodhen në Gjykatën Kushtetuese e nderuara Arbana dhe ata ju i keni votuar, ju i keni propozuar, jo unë, jo VMRO-DPMNE-ja, por ju bashkë me partnerët tuaj të koalicionit nga LSDM-ja”, u përgjigj Hristijan Mickoski, kryeministër.

Në seancën për pyetje e deputetëve u diskutua edhe për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, për gjykatësit për rritjen e pagave dhe të tjera. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...