Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

“Fituesi i Bigbrother 2”-Lumbardh Salihu i bashkohet LDK-së

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu sot i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shkroi se Lumbardhi një vit më parë ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i BigBrother ndërsa tani po i bashkohet familjes politike të LDK-së.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë, Lumbardh”, shkroi Abdixhiku.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni