Fitorja e Trampit ndikoi edhe në bursat botërore. Dollari shënoi rritje kundrejt euros, për shkak se tregtarët e kthyen të ashtuquajturën “tregti të Trampit” për shkak të pritjeve se plani i ish presidentit amerikan se do t’i rrisë doganat dhe do të ulë tatimet korporatave duke e nxitur inflacionin dhe duke ruajtur shkallën e lartë të kamatave. Indeksi i dollarit krahasuar me valutat e tjera u rrit për 1,5 për qind. Në të njëjtën kohë edhe Bitkoini arriti në vlerën më të lartë ndonjëherë. Vlera e Bitkoinit arriti në 75 mijë dollarë. Rritje shënuan edhe kriptovalutat e tjera. Rritje të aksioneve shënoi edhe Tregu Dax i aksioneve. Sipas kreut të analizës së tregut të kapitalit në Frankfurt fitorja e Trampit do t’i jepte mbështetje tregjeve në Evropë, veçanërisht aksioneve të fokusuara në eksport, ndërsa do të rriste vlerat e aksioneve të SHBA-së në afat të shkurtër, të mesëm dhe afatgjatë.
