Maqedonia e Veriut

Emigrantët nga Sierra Leone dhe Irani janë kapur duke u përpjekur të hynin në Maqedoni

Është parandaluar hyrja e emigrantëve nga Sierra Leone, të fshehur në një kamion në pjesën e paletave, si dhe katër emigrantë të tjerë ilegalë nga Irani, të cilët kanë tentuar të hyjnë në vend gjatë javës së kaluar, njofton Drejtoria e Doganave. Emigrantët janë kapur teksa tentonin të hynin në pikën kufitare Bogodoricë.

“Katër emigrantë të paligjshëm nga Irani janë zbuluar gjatë kontrollit në pjesën e ngarkesës së një kamioni me targa turke që drejtohej nga një shtetas turk. Katër emigrantë ilegalë, shtetas të Sierra Leones, janë gjetur në automjet tjetër mallrash në pjesën e paletave të kamionit me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë”, thonë nga Drejtoria Doganore.

Doganierët konfiskuan 569 produkte të ndryshme me vlerë të llogaritur mbi 594 mijë denarë. Gjësendet janë sekuestruar në dy raste të ndara, ndërsa ishin të destinuara për dy kompani nga Struga.

“Në rastin e parë janë zbuluar 365 produkte të ndryshme të përdorura, duke përfshirë tableta, pajisje për video lojëra, memorie ram, orë dore, si dhe 15 ekrane të ri celularësh. Në rastin e dytë janë zbuluar 189 produkte të ndryshme të përdorura, mes të cilëve hard disqe, makinë për hedhjen e topave të tenisit, goma, bandazhe, katalizatorë, frigoriferë”, vazhdojnë tutje nga Drejtoria Doganore.

Javën e kaluar në Tabanoc është parandaluar kontrabanda e 442 veshjeve, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë është parandaluar kontrabandimi i produkteve të ndryshme si çanta për femra, kuleta, bizhuteri në vlerë prej 193 mijë denarësh. Produktet e padeklaruara në administratën doganore janë gjetur në çanta në bagazhin mbi sediljet e pasagjerëve. Drejtoria doganore po ashtu ka njoftuar se në katër raste në vendkalimin kufitar Bogorodicë është parandaluar tentim për kontrabandim të 67 pakove cigaresh dhe pesë pako për cigare elektronike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Lajme

Është shkatërruar grupi kriminal “Bellanoca-Baron”, ky është njoftimi i Prokurorisë në lidhje me aksionin policor, në të cilin janë arrestuar katër persona, ndërkaq njëri...

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Lajme

MPB-ja informon se dje pasdite në ora 17:50 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Metodia Andonov – Çento” në Shkup, automjeti i...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Maqedonia e Veriut

Në Kuvend vazhdon procedura për miratimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm. Pas seancës plenare debati zhvendoset në Komisionin amë. Propozim-ligji, që mes tjerash...

Kosova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vizitojë sot Prishtinën Gjatë vizitës në Kosovë, atij do t’i dhurohet celësi i...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Copyright © 2024. Rinosnews

Exit mobile version