Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dy ish policë bashkëpunëtorë të grupit të Gërçecit

Policia ka arrestuar tre persona emrat e të cilëve pas procesit hetimorë dhe indikacioneve që kanë dalë nga aplikacioni SKY/ECC ka rezultuar se kanë shitur “sekrete hetimore”, kanë tradhtua aksione policore dhe janë pasuruar në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për Darko Grupçev dhe Ejup Akija ish të punësuar në MPB si dhe i dyshuari i tretë Oliver Petrov. Ky i fundit ka qenë ura lidhëse e ish zyrtarëve të policisë për t’i dhënë informacione grupit të organizuar kriminal që sipas policisë udhëhiqej nga Sheval Muarremi aktualisht nën masën e kërkimit ndërkombëtarë si krijues i grupit të Gërçecit.

“Nga dhjetori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2021 duke e ditur se dhënia e informacioneve mbi masat për arrestime dhe zbatimin e masave operative kundër personave nën dyshime do t’i sjell të mira materiale, para dhe dhurata janë lidhur me grupin e organizuar kriminal të cilët (si grup) janë të përfshirë në vepra kriminale të rënda për të cilat parashikohen edhe dënime me burg të përjetshëm”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Pas aksionit të 25 janarit kundër Sheval Muarremit dhe grupit të organizuar kriminal, policia ka vazhduar me zbërthimin e bisedave nga aplikacioni SKY/ECC. Nga ky proces hetimor kanë dalë emrat e Darko Grupçev dhe Ejup Akija në komunikim me Oliver Petrov, krahu i djathtë i Sheval Muarremit.

“Nga tetori i vitit 2023 deri në janar të vitit 2024 policia dhe Prokuroria e krimit të organizuar kishte hetuar shtetas të Maqedonisë së Veriut mbi dyshimet se janë pjesë e grupeve ndërkombëtare kriminale të cilët përmes shfrytëzimit të aplikacionit SKY/ECC kanë organizuar dhe transportuar kokainë nga Afrika e Jugut në BE dhe Maqedoni të Veriut. Ky heti përfundoi me akuza kundër 16 shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Analizat e mëtejme në bashkëpunim me Eurpol dhe Eurojustice dëshmuan e të kallëzuarit kanë kryer veprat për të cilat sot dyshohen”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga bastisjet e kryera në shtëpitë e të dyshuarve, për Darko Grupçev është konstatuar se ka pasuri të patundshme aq të madhe sa nuk korrespondon me të ardhurat e tij si zyrtar policorë. Ejup Akija para pensionit ishte në disa pozita udhëheqëse në Ministrinë e Brendshme, ndërsa pas daljes në pension u bë kryetar i Asociacionit Ndërkombëtarë të Policisë për Maqedoni të Veriut. Ndërkohë emri i Oliver Petrov lidhet me shumë vepra të tjera penale, njëra ndër to tentim vrasja ndaj djalit të ish kreut të shërbimit të sigurisë, Zoran Verushevski në vitin 2005. Së fundit, Petrov ka qenë i njohur për lidhjen e tij me njërën nga yjet e estradës maqedonase. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...