Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Detyrimin për dygjuhësi nuk e respekton as Ministria për Marrëdhënie mes Komuniteteve

Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve, që ka për obligim pikërisht të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, nuk e respekton një ndër parimet kryesore të saj, trajtimin e barabartë të qytetarëve. Prej ardhjes së Ivan Stoillkoviqit në krye të saj, kjo ministri ka fshirë gjuhën shqipe nga përdorimi edhe përskaj obligimit që ia ngarkon neni 2, paragrafi 3 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Arsyetimi i ministrisë është i çuditshëm. Mungesën e shqipes e lidhin me një problemi teknik. Por ky problem teknik, shfaqet vetëm kur duhet të dërgohen kumtesat në shqip, pasi kumtesat në maqedonisht, dërgohen rregullisht pa probleme.

“Në lidhje me pyetjen rreth gjuhës në të cilën dërgohen kumtesat deri te mediat, dëshirojmë të ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për lëshim të qëllimshëm ose mosrespektim të mediave shqiptare, por për problem teknik në të cilin po punohet për momentin dhe besojmë se do të tejkalohet sa më shpejtë që është e mundur. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju garantojmë se kumtesat të cilat i dërgon MMK do të përkthehen, do të jenë të qasshme dhe do t’u vendosen në dispozicion edhe mediave shqiptare”, thonë nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve.

Tanimë pesë muaj, ky institucion nuk e respekton as obligimin tjetër ligjor. Nenin 6, paragrafin 4, i cili thekson se përmbajtjet në ueb-faqet e institucioneve krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj, detyrimisht duhet të publikohen edhe në shqip.

Por, moszbatimin e detyrimit ligjor ministria e Stoillkoviqit e arsyeton me problem teknik. Ueb-faqja është në fazë të përpunimit, thonë nga Ministria, ndërkaq për këtë përmbajtjet mund të lexohen vetëm në maqedonisht.

“Pasi që tërësisht të mbarohet punimi i ueb-faqes (përndryshe ka njoftim edhe në vet faqen që mundeni ta shihni nëse shkoni te kutia e përzgjedhjes së gjuhëve), të gjitha publikimet do të përkthehen përveç në gjuhën shqipe edhe në gjuhën e të gjitha komuniteteve tjera që jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut”, deklaruan nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve.

Alsat alarmoi se gjuha shqipe në ministritë e pushtetit ekzekutiv zbatohet sipas dëshirave të funksionarëve. Këtë, e konfirmoi edhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, i cili i dha një interpretim kreativ detyrimit ligjor për komunikim në gjuhën shqipe, gjegjësisht ai tha se komunikatat e kësaj ministre do të dërgohen vetëm në maqedonisht, ndërkaq nevojtarëve do t’u përkthehen edhe në gjuhën shqipe. Ndërkaq zv.kryeministri Izet Mexhiti, i pyetur për veprimet e kolegëve të tij, tha se të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e qeverisë për komunikim me opinionin në dy gjuhë dhe se kush nuk e bën këtë, bën shkelje ligjore. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...