Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Dështon sërish mbledhja e Komisionit, Ilire Dauti nuk lëshon pe për “branitellat”

Nuk ka zgjatur shumë debati në Komisionin për Politikë Sociale me të cilën udhëheq, Ilire Dauti.Edhe pse në rend dite kishte pika tjera , branitellat ishin  shkaku I ndëprejes së seancës nga ana e kryetares Dauti. Deputetja e LSDM Jovana Trencevska kërkoi fillimishtë të debatohet për ligjin e branitellave që shkaktoi ndërprerjen e seancës.

“Në përputhje me të drejtën time si deputete për plotësim të rendit të ditës në këtë seancë kërkoj që si pikë e parë të vendoset propozim ligji për të drejtat e forcave të sigurisë”, tha Trençevska.

“Ne kemi thënë që kemi nevojë shtes për të gjithë ju keni insistuar shoqëri për të gjithë. Fundja, çdo e keqe ka një të mirë, e keqja është që nuk arrini ta kuptoni se shqiptarët ose ushtarët e UÇK-së duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe ligjin të cilin ju e keni mirëpo është e mira që në sy të opinionit keni mundësi të paraqiteni dhe të ju njohin shqiptarët spaku ata 50 mijë shqiptarë të cilët ju votuan në vitin 2016-të më pas edhe në vitin 2020”, tha Ilire Dauti.

Edhe VLEN është kundër përfshirjes së propozim ligjit të  Branitellave në rend dite në Komision. Thonë se ndajnë të njejtin qendrim me kryetaren e Komisionit dhe thonë se edhe ata janë për përfshirjen e ish ushtarëve të UÇK-së në propozim ligj.

“Nuk mund të futet ai ligj për braniteallat në Kuvend nëse në atë ligj në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë nuk përfshihen edhe veteranët e UÇK-së. Nuk mundet që njëra palë e cila është pjesë e konfliktit të gjithë ato të drejta të garantuara sot me ligj një ligj që tashmë e dijmë se disa herë ka kaluar në Kuvend dhe fatkeqësisht është toleruar edhe nga partitë politike shqiptare të përfshijë një kategori e të diskriminojë një kategori tjetër. Jemi thellësisht të shqetësuar për vet faktin se sot pjestarët e UÇK-së janë në gjendje të mjerueshme”, tha Imerlie Saliu.

Ndryshe, është seanca e tretë e Komisionit për Politike Sociale që ndërpritet pas kërkesës që të përfshihet dhe diskutohet për ligjin e Branitellave.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...