Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Demokratët po e nxisin Biden-in të rishqyrtojë çështjen e kandidimit

Të shqetësuar rreth aftësisë së presidentit Joe Biden për të fituar zgjedhjet këtë nëntor, demokratët po e nxisin atë të rishqyrtojë çështjen e kandidimit, ndërsa ai po qëndron larg fushatës, për shkak të infektimit me COVID-19.

Zoti Biden ka këmbëngulur se nuk do të tërhiqet, i bindur se ai është kandidati që mund ta mundë sërish ish-presidentin Donald Trump.

Por publikisht dhe privatisht, demokratët me peshë po dërgojnë sinjale shqetësimi dhe disa shpresojnë se ai do t’i bëjë një rivlerësim të trajektores së garës dhe trashëgimisë së tij në drejtimin e vendit.

Gjatë javës së kaluar, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, biseduan privatisht me presidentin, duke parashtruar pikëpamjet e demokratëve në Kongres, përfshirë shqetësimet e tyre.

Të mërkurën, ligjvënësi i Kalifornisë, Adam Schiff, një aleat i ngushtë i ish- kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u bë demokrati i profilit më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, që i bëri thirrje zotit Biden të tërhiqet nga gara. Ai tha se ndërsa e di që ky vendim i përket vetëm presidentit Biden, ai beson se është koha që ai të “kalojë stafetën”.

Ndërsa tensionet mbi aftësinë e zotit Biden për të fituar u qetësuan disi, kryesisht pas atentatit për vrasjen e zotit Trump dhe ndërsa në Miluoki po mbahej Kuvendi Kombëtar Republikan, demokratët e dinë se kanë kohë të kufizuar për të zgjidhur shqetësimin brenda partisë pas paraqitjes së dobët të zotit Biden, në debatin e parë presidencial.

Sigurisht, shumë demokratë duan që zoti Biden të qëndrojë në garë. Dhe Komiteti Kombëtar Demokrat po vazhdon me planet për një votim virtual, për ta bërë zotin Biden zyrtarisht kandidat të partisë, që në javën e parë të gushtit, përpara Kuvendit Kombëtar Demokrat, që nis më 19 gusht në Çikago.

Të mërkurën në mbrëmje, rrjeti televiziv ‘ABC News’ dha detaje të reja rreth takimit privat të zotit Biden gjatë fundjavës me zotin Schumer në shtëpinë e presidentit në Dellauer.

Sipas njoftimit zoti Schumer i kishte thënë presidentit se do të ishte “më mirë për Partinë Demokrate dhe në të mirë të vendit, nëse ai tërhiqej”.

Një zëdhënës i zotit Schumer e quajti lajmin një spekulim të plotë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates tha se zoti Biden i kishte thënë zotit Schumer si dhe zotit Jeffries se “ai ishte i emëruari i partisë dhe se kishte në plan të fitonte e mezi priste të punonte me të dy, për të kaluar axhendën e tij 100 ditore, për të ndihmuar familjet amerikane”.

Por në mesin e demokratëve në mbarë vendin, gati dy të tretat thonë se zoti Biden duhet të largohet e të lejojë partinë e tij të emërojë një kandidat tjetër, sipas një sondazhi të ri të qendrës ‘NORC’ për Kërkime në Fushën e Çështjeve Publike si dhe agjencisë së lajmve ‘AP’. Kjo kundështon fort pretendimin e zotit Biden pas debatit se “demokratët e thjeshtë” vazhdonin ta mbështesnin atë edhe pse “emra të mëdhenj” të partisë i ishin kundërvënë.

Me reagimin e zotit Schiff, shkon në 20 numri i ligjvënësve demokratë në Kongres që i kanë bërë thirrje zotit Biden të tërhiqet nga gara presidenciale.

Në përgjigje të komenteve të zotit Schiff, zyrtarët e fushatës së zotit Biden vunë në dukje atë që e quajtën “mbështetje të gjerë” që gëzon presidenti për garën nga anëtarët e Kongresit në shtetet fushëbetejë, si dhe nga anëtarët afrikano-amerikanë e hispanikë të Kongresit.

Njoftimi i zotit Schiff erdhi pasi zoti Schumer dhe zoti Jeffries inkurajuan partinë që të shtyjë me një javë planet për të mbajtur votimin virtual për të emëruar zotin Biden si kandidat, gjë që mund të ndodhë të dielën, sipas dy personave që kanë dijeni mbi çështjen dhe folën në kushte anonimiteti.

Komisioni i rregullores i Komitetit Kombëtar Demokrat takohet të premten për të diskutuar se si do të funksionojë votimi virtual dhe për ta finalizuar çështjen javën e ardhshme.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...