Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Branitellat”, dështojnë edhe njëherë në Kuvend, Dauti: Pa debat për UÇK-në, s’ka ligj për “branitellat”

Ka dështuar edhe një tentativë për ta rikthyer në rend dite propozim-Ligjin për “branitellat” në seancën e Komisionit për politika sociale, demografi dhe të rinj. Deputetja socialdemokrate, Jovanka Trençevska kërkoi që propozim-Ligji për “branitellat” i lënë jashtë procedure tashmë disa muaj të futet në rend dite. Por kryetarja e komisionit, Ilire Dauti tha se mund të thërras një seancë tjetër, por sot një propozim i tillë nuk mund të shqyrtohet.

“Nëse ju jeni të interesuar mund të thërrasim tjetër seancë me debat publik ku do të flasim dhe gjitha palët do t’i shprehin qëndrimet e veta. Unë besoj se aty do të kemi rastin të dëgjojmë se derisa flasim për periudhën 1991 e deri sot, nuk mund të përjashtojmë vitin 2001 kur kemi pasur një konflikt të armatosur në të cilin kanë qenë të përfshira dy palë”, tha Ilire Dauti, Kryetare e Komisionit për politika sociale, demografi dhe të rinj.
Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu kërkoi të ndërpritet puna e komisionit deri në afat të pacaktuar.

“Përpos asaj që jam kundër që të plotësohet rendi i ditës, kërkoj nga ju si kryetare e komisionit që të ndërpritet puna e komisionit këtu deri në afat të pacaktuar”, u shpreh Imerlije Saliu, Deputete e VLEN.

Puna e komisionit do të mbetet në “status quo” deri në krijimin e kushteve për miratimin e raporteve që sot ndodheshin në rend dite. LSDM-ja propozim-Ligjin për “branitellat” e dorëzoi në Kuvend në fillim të muajit shtator. I njëjti u kundërshtua nga partitë shqiptare të cilat kërkuan që bashkërisht me statusin e branitellave të rregullohet edhe statusi i ish ushtarëve të UÇK-së. Opozita maqedonase kërkoi që kreu i Kuvendit, Afrim Gashi në bazë të Rregullores të thërrasë mbledhjen e komisionit, por Gashi tha se ai mund të thërret mbledhjen e trupit punues në bazë të rëndit të ditës dhe jo të thërret mbledhjen për ta plotësuar rendin e ditës. Për veprimet Gashit, partia E Majta ka dorëzuar padi penale. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...