Qyteti italian i Bolonjës, që ndodhet në pjesën veriore të vendit, ka qenë nën ujë mbrëmë, pasi në pak orë ranë më shumë se 80 milimetra shi, duke bërë që lumi Ravone të dalë nga shtrati.
Përveç përmbytjeve të mëdha, pati raportime për ndërprerje të energjisë në të gjithë qytetin pasi kryebashkiaku Matteo Lepore u tha banorëve që të mos dilnin jashtë ose të vozitnin kudo dhe se do të ishte e këshillueshme që të zhvendoseshin në katet më të larta të shtëpive dhe ndërtesave.
Rreth mesnatës, zyrtarët e qytetit u kërkuan bashkëqytetarëve që të mos “mbyllnin linjat telefonike” të policisë dhe zjarrfikësve me thirrje që “nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë e popullsisë”.
Pati përmbytje edhe gjetkë në Itali mbrëmë, duke përfshirë Sicilinë ku aeroporti i Palermos u mbyll përkohësisht për shkak të përmbytjeve dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike.