Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

BDI vazhdon “Rojën për gjuhën” përpara gjykatës kushtetuese

Në rolin e rojës, BDI kaloi natën e parë nën tenda para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, duke pretenduar se po e ruan gjuhën shqipe nga gjykatësit të cilët më 11 dhjetor duhet të vendosin për fatin e këtij ligji mjaft të diskutueshëm.

Nata, siç do të thoshte Van Gog, është më e gjallë dhe më e mbushur me ngjyra se dita, por kjo do t’u përshtatej më shumë krijuesve artistikë, të cilët preferojnë qetësinë dhe vetminë e natës për të shtrydhur kreativitetin e tyre nën efektin e frymëzimit. E jo, ushtruesve të aktiviteteve politike e analitike, për të cilat studimet thonë se dita është më produktive.

Nata s’ka besë, thotë edhe një fjalë popullore. Mbase dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve që integristët bashkë me kolegët e Frontit Evropian, aktivitetin e trazuar politik e filluan në orët e mbrëmjes. BDI-ja, duket se po pretendon të thyej klishenë se politikanët janë në gjumë. Megjithatë, qëndrimi pa gjumë para institucioneve gjyqësore, nuk i ndihmon dot gjendjes së brishtë juridike të çështjeve me interes shqiptar, të cilat për 20 vite vetë BDI-ja i trajtoi sa për sy e faqe dhe la të ëndërronin shqiptarët për realizimin e tyre.

Strategjia politike e BDI-së që aktivitetin ditor ta bëjë natën, është e njohur në disa prej ngjarjeve që partia e Ahmetit ka organizuar tubime, por edhe aksione për të ngritur e mbrojtur çështje të caktuara, në ambient që të duket i tensionuar, i jashtëzakonshëm, urgjent dhe nën reflektorë që zbardhin fytyrat e politikanëve.
Rast i tillë ishte 9 tetori i këtij viti, apo ditën që u shfuqizua Balancuesi, edhe pse vendimin Gjykata Kushtetuese e publikoi në mesditë. BDI, zgjodhi që të priste të zbriste nata, pa të mblidhte funksionarët partiakë dhe të mbante konferencë për mediat para Gjykatës Kushtetuese, në të cilën do të dënonte vendimin për shfuqizimin e këtij instrumenti, që në fund të fundit, vetë funksionarët e saj kishin dhënë rekomandim për ta shfuqizuar.

4 mars 2016 Tendat që sot ndodhen para Kushtetueses, mbase ngjajnë me tendat e vendosura në Komunën e Butelit në vitin 2016, kundër ndërtimit të Kryqit të lartë 56 metra. Sikur tani, edhe atëherë funksionarët e BDI-së bënë rojë natën, në rrethana të situatës së tensionuar dhe forcave të shumta policore të cilat kishin bërë disa kordonë për të parandaluar përplasjen e mundshme me disa protestues të komunitetit maqedonas. BDI-ja, natën tentoi ta rrëzojë dhe përmendoren e figurës kontestuese serbe të Car Dushanit, në qendër të Shkupit. Në mbrëmjen e 6 dhjetorit të vitit 2013-të, 20 a 30 qytetarë, në mesin e të cilëve dhe eksponentë të BDI-së, tentuan që ta thyenin përmendoren, megjithatë i thyen vetëm bastunin carit. Aktivitetit të natës i kishte paraprirë një thirrje në rrjete sociale.

Natën ndodhi edhe prishja e një pjese të objektit në Kalanë e Shkupit që e ndërtonte Ministria e Kulturës, e për të cilën kishte dyshime se i njëjti do të transformohej në kishë. Në mbrëmjen e 10 shkurtit të vitit 2011, përfaqësues të BDI-së, shkuan në Kala dhe filluan të dëmtonin konstruksionin. Më 13 shkurt, nën organizimin e lëvizjes qytetare të afërt me BDI-në, Zgjohu, e cila drejtohej nga Artan Grubi, u organizua protestë dhe si pasojë u ndeshën fizikisht dy grupe protestuesit, të cilët me gurë e sende të forta tentuan të mbronin ose të shpëtonin kalanë.

Ushtrimi i politikës në orët kur institucionet janë të mbyllura, në rrethana të tensionit dhe pasigurisë për çështje të debatueshme në shtet, mbase është karakteristikë e partisë që për ironi, për 20 vjet ka ushtruar pushtetin dhe ka pasur mundësi që në vend të natës, t’i rregullonte problemet ditën, kur shteti funksionon me kapacitete të plota.

“Ali Ahmeti t’i fikë dritat”, lavdërohej Artan Grubi, me një pamje nga tubimi partiak i 9 marsit duke qenë krenarë me masën e mbledhur dhe duke u dëshiruar gjumë të ëmbël kundërshtarëve politikë. Natyrisht, nata është për gjumë, mundësisht të ëmbël. Pasi siç do të thoshte ndryshe Zef Pllumi, nata sjellë gjithmonë vetëm mendime të zeza.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Lajme

Është shkatërruar grupi kriminal “Bellanoca-Baron”, ky është njoftimi i Prokurorisë në lidhje me aksionin policor, në të cilin janë arrestuar katër persona, ndërkaq njëri...

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Lajme

MPB-ja informon se dje pasdite në ora 17:50 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Metodia Andonov – Çento” në Shkup, automjeti i...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Maqedonia e Veriut

Në Kuvend vazhdon procedura për miratimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm. Pas seancës plenare debati zhvendoset në Komisionin amë. Propozim-ligji, që mes tjerash...

Kosova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vizitojë sot Prishtinën Gjatë vizitës në Kosovë, atij do t’i dhurohet celësi i...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...