Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

BDI: Qeveria me eksponent putinist që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ka bllokuar marrëveshjet tona me Kosovën

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kujtuar se ishte pikërisht BDI ajo që ndërmori dhe realizoi takimet më të rëndësishme ndërqeveritare ndërmjet dy vendeve.

BDI rikujton gjithashtu se projektet më të rëndësishme të bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve, përfundimi i dy kilometrave të para nga autostrada Shkup – Bllacë, hapja e pikës kufitare Bellanoc – Stançiq, ngritja e pikës së përbashkët kufitare One-Stop-Shop, lidhja infrastrukturore përmes projektit të rrugës Tetovë-Prizren, zhvillimi i projekteve turistike Kodër e Diellit-Brezovicë, janë iniciuar, miratuar dhe realizuar pikërisht nga BDI.

Këto projekte kanë forcuar marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Megjithatë, mbledhja e sotme e përbashkët e qeverive nuk mund të shërbejë si një fasadë për të mbuluar dështimet e qeverisë aktuale dhe orientimin e saj kundër interesave të barazisë dhe multietnicitetit në vend.

Një qeveri që po çmonton arritjet historike të Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të legjitimohet përmes gjesteve simbolike.

Kjo qeveri pa legjitimitet etnik, ka në gjirin e vet Ivan Stoilkoviqin, një politikani të njohur për qëndrime proputiniane si zëvendëskryeministër përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe person që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës si dhe lartëson teroristët e Radojçiqit në Banjskë.

Shqiptarët përballen me rikthimin e praktikave diskriminuese, si mohimi i identitetit etnik dhe kërcënimi ndaj gjuhës shqipe.

Fondet për korridorin 8, jetik për shqiptarët dhe rajonin, si dhe vazhdimin e autostradës Shkup – Bllacë janë shkurtuar ndjeshëm, duke dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve.

BDI nënvizon se këto politika përbëjnë një kthim prapa dhe një rrezik për stabilitetin dhe arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët meritojnë më shumë sesa gjeste simbolike; ata meritojnë veprime konkrete që mbrojnë të drejtat, dinjitetin dhe interesat e tyre.

BDI do të vazhdojë të jetë zëri i fuqishëm që denoncon padrejtësitë dhe që angazhohet për mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit, garantimin e barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve, dhe promovimin e interesave strategjike kombëtare. Ne mbetemi të palëkundur në përpjekjet tona për të siguruar që shqiptarët të kenë një të ardhme të drejtë, të barabartë dhe të denjë në Maqedoninë e Veriut.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Kosova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vizitojë sot Prishtinën Gjatë vizitës në Kosovë, atij do t’i dhurohet celësi i...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Bota

New York është rankuar si qyteti më i pasur në botë. Sipas një sondazhi nga Henley & Partners dhe New York Wealth, New York...

Politikë

Një pjesë e studentëve, të cilët prej disa javësh kanë bllokuar fakultetet e Universitetit të Beogradit, sot (22 dhjetor) kanë bllokuar edhe sheshin “Slavija”...

Lajme

Kallëzime Penale ndaj 12 policëve, të punësuar në stacionet policore të Haraçinës dhe Gazi Babës për “keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare” si dhe...