Në fakt, Barron fillimisht i sugjeroi babait të tij të shfaqej në podcastin e YouTuber-it dhe mundësit Logan Paul, Impaulsive. Përpjekjet e tij dukej se po jepnin rezultat, pasi çdo podcast në të cilin shfaqej Trump mblodhi miliona shikime, pa llogaritur klipet që u transmetuan në mediat sociale
Djali më i vogël i Donald Trump, Barron Trump, udhëhoqi lëvizjen e ashtuquajtur ‘Bro Vote’ që siguroi fitoren e paprecedentë elektorale të babait të tij duke vepruar si këshilltari i tij jozyrtar i tij i podcaste-ve. Barron, 18 vjeç, kishte fjalën e parë dhe të fundit në zgjedhjen e podkasteve në të cilat do të shfaqej babai i tij, dhe ishte ai që e inkurajoi atë të ulej me transmetuesin e video e lojërave, Adin Ross dhe Joe Rogan , i cili mban podkastin më të njohur në botë. Djali më i vogël i Trump mund të mos jetë shfaqur rregullisht në krah të babait të tij në mitingje në të gjithë vendin, por ai luajti një rol prapa skenave, duke e bindur atë të shfaqej në podkaste të favorizuara nga gjenerata Z dhe millennials, sipas informacioneve të mediave të huaja.
Në fakt, Barron fillimisht i sugjeroi babait të tij të shfaqej në podcastin e YouTuber-it dhe mundësit Logan Paul, Impaulsive. Trump, 78 vjeç, që atëherë është shfaqur në disa podkaste të tjera, duke kulmuar me një paraqitje në Joe Rogan, jashtëzakonisht të njohur.
Përpjekjet e tij dukej se po jepnin rezultat, pasi çdo podcast në të cilin shfaqej Trump mblodhi miliona shikime, pa llogaritur klipet që u transmetuan në mediat sociale. Republikani, 78 vjeç, ka hyrë gjithashtu në tregun e Gen Z me miratime nga ‘Bro Vote’, duke përfshirë miliarderin e teknologjisë Elon Musk, presidentin e UFC, Dana White dhe ish-mundësin e WWE, Hulk Hogan. Ky cikël zgjedhor shënoi herën e parë që një kandidat presidencial republikan u fokusua në “Bro Vote”. Trump fitoi presidencën me 54% të meshkujve që votuan për të, pak më shumë nga 51% që e mbështetën në 2020. Fushata e Trump ishte fokusuar herët tek votuesit me probabilitet të ulët, ata që rrallë shkojnë në votime. Për t’i arritur ata, Trump nisi një stuhi podcastesh.
Konsulenti republikan Alex Bruesewitz, 27 vjeç, kishte marrë zyrtarisht përsipër t’i prezantonte presidentit të zgjedhur listat e podkasteve në të cilat ai mund të shfaqej, por presidenti i zgjedhur ishte më i interesuar për këshillat e djalit të tij.
Kur Brueseëitz i paraqiti Trumpit opsione, 78-vjeçari, sipas Time Magazine, tha: “A e keni diskutuar këtë me Barron? Telefono Baron dhe shiko se çfarë mendon ai dhe më njofto”. Sipas Jason Miller, një këshilltar i lartë i Trump, Barron ishte shumë i përfshirë në përzgjedhjen ose rekomandimin e podkasteve në të cilat do të shfaqej babai i tij. “Çdo një nga rekomandimet që ai kishte rezultuar të ishin ato që thyen internetin. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer”, shtoi këshilltari. Trump zbuloi gjithashtu në fillim të këtij viti se Barron i thotë ndonjëherë: “Babi, kjo është ajo që duhet të bësh”.