Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Austria jep nga 1.000 euro për refugjatët sirian që të kthehen në vendlindje

Qeveria konservatore e Austrisë sot njoftoi se refugjatëve sirian u ofron nga 1.000 euro që të kthehen në vendlindje pas rënies së regjimit të Bashar al Asadit

“Austria do t’i mbështesë sirianët të cilët duan të kthehen në vendklindjen e tyre me bonus për kthim të bonusit prej 1.000 euro. Vendit tani i duhen qytetarët e saj për ta rindërtuar”, theksoi kancelari Karl Nehamer.

Kthimi i sirianëve kundër vullnetit të tyre nuk është i mundur derisa nuk bëhet e qartë se në cilin drejtim lëviz Siria. Tani për tani Qeveria autriake njoftoi se do të fokusohet në kthimin vullnetar. Gjithashtu, është ndalur me përpunimin e kërkesave për azil, si dhe më shumë se dhjetëra vendesh nga BE-ja.

Ashtu si qeveritë e tjera konservatore në Evropë, Nehamer është nën presionin e së djathtës për imigracionin. Sirianët janë azilkërkuesit më të shumtë në Austri.

Nuk dihet ende se sa sirianë do të pranojnë “bonusin e kthimit”. “Austrian Erlajns” ka pezulluar fluturimet për në Lindjen e Mesme për shkak të situatës së sigurisë dhe një biletë vajtje-ardhje për në Damask me Turkish Erlajns kushton të paktën 1066.10 euro.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni