Pas shpalljes së Artan Grubit dhe Enver Bexhetit, si persona non grata na State Departamenti Amerikan, ka reaguar edhe Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët.
Ai tha se e përshendet këtë vendim të SHBA-së dhe se të apostrofuarit të tërhiqen nga jeta politike.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe se si Alancë, gjithmonë kanë qenë ata që kanë denoncuar dhe dënuar lidhjet e gjyqësorit me politikën.
Ja dhe reagimi i Selës:
Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka qenë një prej aktorëve politik që ka dënuar dhe denoncuar publikisht lidhjet e gjyqësorit me politikën dhe oligarkinë andaj edhe sot përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-ve, partnerit më të rëndësishëm strategjik të RMV dhe popullit shqiptar.
Lufta kundër korrupsionit shënon një hap të rëndsishëm në sendërtimin e shtetit të së drejtës dhe ardhmërisë sonë. Ftojmë të apostrofuarit, të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuzat.
Përgjegjësia individuale është gurthemeli i një shteti modern, i paanshëm dhe demokratik.
Aleanca për Shqiptarët dhe unë si kryetar i saj, mbetemi një partner i besueshëm dhe besnik i SHBA-ve, duke ndarë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës.
Me respekt,
Ziadin Sela
Aleanca për Shqiptarët