Kryetarja e Qytetit të Shkupit nuk e ka ndërmend të kandidojë sërish në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm. Kjo për arsye se siç tha, nuk mund të punojë me njerëz të cilët e sabotojnë dhe e bllokojnë. Qytetarët, me mendime të ndara, për mandatin e saj të deritanishëm. Disa thonë se ishte e paaftë e disa të tjerë se nuk ishte gjithçka faji i saj.
“Kur unë kandidova si kryetare e komunës e kisha mbështetjen nga ana e VMRO-DPMNE-së e cila për fat të keq nuk arriti të tejkalojë vetveten, gjegjësisht as kryesia e saj. Suetat janë tejet të mëdha për t’i lejuar dikujt të punojë pa mos i treguar se çfarë të bëjë. Faleminderit por unë me njerëz të tillë të cilët dinë vetëm të sabotojnë dhe bllokojnë, nuk do të doja që asnjëherë më të punoj”, tha Danella Arsovska – Kryetare e Shkupit.