Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohet një inspektore ndërtimore në Kumanovë, mori ryshfet prej 4 mijë euro

Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale pranë MPB-së sot (01.11.2024) në ora 13:30 ka vepruar me urdhër të Prokurorisë Publike Kumanovë për zbardhjen e veprës penale “marrje e ryshfetit” me çka ka arrestuar L.T nga Kumanova, inspektore e autorizuar ndërtimore në Komunën e Kumanovës, e cila është konstatuar se ka pranuar ryshfet prej 4.000 euro

“Me datë 25.09.2024, një qytetar ka raportuar në SPB Kumanovë se inspektorja e autorizuar ndërtimore L.T në komunën e Kumanovës, e cila po ushtronte kontroll në një objekt në ndërtim të cilin i dëmtuari po e ndërton dhe në të cilin i pandehuri gjatë kontrollit të procesverbalit ka konstatuar devijim nga leja e ndërtimit dhe për të mos i lëshuar vendim për ndërprerjen e ndërtimit dhe mos paraqitjen e raportit përkatës pranë organeve kompetente i ka kërkuar ryshfet, fillimisht në shumën prej 1.500 euro, që më 31.10.2024 t’i kërkojë 4.000 euro”.

“Pas pranimit të kallëzimit është njoftuar Prokuroria e Kumanovës dhe janë ndërmarrë masat përkatëse. Viktimës i janë dhënë para të përpunuara teknikisht, të cilat ia ka dhënë L.T, në një lokal në Kumanovë. Pasi ajo i ka marrë paratë, është privuar nga liria nga zyrtarët policorë”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, L.T. do të paraqitet para prokurorit publik kompetent në Prokurorinë Publike Kumanovë”, thonë nga MPB

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...