Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohet ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor, raportojnë mediat në Shqipëri.

Meta kishte shërbyer në postin e presidentit të Shqipërisë nga viti 2017 deri më 2022.

Përveç postit të presidentit, Meta kishte qenë edhe kryeministër, kryetar Kuvendi dhe ministër i Jashtëm.

Policia e Shtetit ka thënë se e ka zbatuar rregulloren kur e ka arrestuar ish-presidentin Meta.

Sipas këtij institucioni, kërkesa për arrestim është bërë nga SPAK-u.

“Është bërë ndalimi i automjetit dhe drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit Ilir Meta vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë ‘arrest në burg’ dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti. Shtetasi Ilir Meta ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht”, është thënë në reagimin e Policisë.

Më herët, avokati i Metës, Genc Gjokutaj, ka thënë se ish-presidenti është “rrëmbyer në mënyrë banditeske”.
“Momenti është politik. Dyshja Rama-Dumani dhe me ndihmën e mashave, ish-bashkëpunëtorët e Metës, kanë formuar një vendim që ne sapo e kemi marrë. Qëndrimi i tij është krejt i qartë është i vendosur të përballet me procesin. Rrëmbyen në rrugë ish-kryeministrin, ish-presidentin”, ka thënë ai.

Meta kishte njoftuar për një konferencë për media për në orën 13:40 dhe ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë së tij kur është arrestuar.

Bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, shkroi në rrjetet sociale se nuk është në dijeni se ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” – siç është raportuar në mediat në Shqipëri – e as për masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën.

“Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babanë e fëmijëve të mi. Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike. Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik”, shkroi Kryemadhi në Facebook.

Zëdhënësi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi si “akt të papërgjegjshëm” arrestimin e Metës, duke thënë se SPAK-u me këto veprime po tenton “ta eliminojë opozitën”.

“Arsyet e arrestimit të tij lidhen me qëndrimin që ka mbajtur në mbrojtje të çështjes kombëtare”, tha Blushi.

Ndërkaq, ish-kryeministri demokrat, Sali Berisha, ishte në një konferencë për mediat në momentin që ndodhi arrestimi i Metës.

Berisha e cilësoi si “persekutim” arrestimin e Metës.

“Nuk kanë publikuar asnjë fakt për Ilir Metën. Persekutimi i Metës është vetëm politik. U zbatua urdhri politik i [kryeministrit të Shqipërisë] Edi Ramës. Është radha jonë”, u shpreh Berisha, pasi u pyet nga gazetarët për këtë zhvillim.

Ish-presidenti Ilir Meta ishte paraqitur në SPAK në qershor të këtij viti. Atëbotë, ai bëri akuza të rënda në drejtim të kreut të këtij institucioni, Altin Dumani. Pasi u mor në pyetje, Meta deklaroi për mediat se u pyet për 3 orë “për gjëra të kota”, që sipas tij, nuk kishin lidhje me të, por kishin të bënin me veprimet e të tjerëve. Ai po ashtu deklaroi se u pyet për pasurinë dhe theksoi se me këtë çështje merrej bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, me të cilën janë në proces divorci.

Në SPAK ka qenë dhe Monika Kryemadhi, e cila ndryshe nga Meta nuk sulmoi prokurorët e SPAK–ut, por tha se ata po bëjnë punën e tyre.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...