Lajme

Antikorrupsioni nisi procedurë kundër Bushit – Dyshohet se ka dhënë 189 vendime pune gjatë zgjedhjeve

Antikorrupsioni nisi procedurë kundër ish-zëvendësministrit të brendshëm Nazim Bushit me dyshimet se ka dhënë 189 vendime pune gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit Tatjana Dimitrovska, theksoi se ka shkelje të nenit 34, paragrafi 1, paragrafi 3 i Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe nenit 8, paragrafi 1, Paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor.

“Sa i përket kësaj lënde që më ra mua dhe për të cilën referova në këtë seancë të 8-të publike, ka të bëjë me marrjen e veprimeve nga ish zëvendësministri i punëve të brendshme”, tha Tatjana Dimitrovska, Kryetare e Komisionit për parandalimin e korrupsionit.

Denoncimi ishte bërë më 28 qershor 2024, 4 ditë pas konkluzionit nga qeveria e cila kërkoi nga ministria e financave të ndërpriste menjëherë procedurat e punësimeve të reja, avancimeve, si dhe pëlqimet për punësimet e reja. Jo zyrtarisht, mësohet se e gjithë kjo aferë ishte denoncuar nga ministri teknik dhe i tanishëm Pançe Toshkovski.

“Obligohen punëdhënësit nga sektori publik dhe shoqatat tregtare në pronësi të shtetit t’i ndërpresin procedurat për punësim në periudhë të pacaktuar dhe avancimet mbi bazën e informacioneve pozitive për sigurimin e mjeteve financiare nga Ministria e Financave për vitin 2024 në periudhën deri më 14.02.2024 të cilat janë proceduar më 24 qershor dhe pas 24 qershorit 2024”, thuhet në Konkluzionet e Qeverisë numër 5581/1 i datës 28 qershor 2024.

Sipas denoncimit, akuzat i referohen Bushit që në periudhën prej datës 31.5.2024 deri në ditën e zgjedhjes së Qeverisë më 23.6.2024.

Kodi Zgjedhor ndalon punësimet dhe largimet nga puna prej ditës kur shpallen zgjedhjet për president, deputet ose kryetar komunash deri në ditën kur certifikohen rezultatet.

“Nga dita e sjelljes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së Presidentit, deputetëve në Kuvend, Qeverisë përfshi edhe ditën e shpalljes së zgjedhjeve dhe certifikimin e rezultateve për kryetarë komunave dhe anëtarë të këshillave komunal nuk mund të fillohet procedurë për punësim apo procedurë për largim nga puna në institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara pezullohen përjashtim rasteve urgjente dhe të domosdoshme”, thotë Kodi Zgjedhor, Neni 8-a.

Sipas të dhënave që u ndanë sot në seancën e Komisionit Antikorrupsion, Bushi ka firmosur gjithsej 189 vendime, nga të cilat 98 vendime janë lëvizje horizontale të punonjësve në ministri, 68 vendime për avancim që kanë pasoja financiare në Buxhetin e Ministrisë dhe 23 vendime për ulje pagash të punonjësve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Lajme

Është shkatërruar grupi kriminal “Bellanoca-Baron”, ky është njoftimi i Prokurorisë në lidhje me aksionin policor, në të cilin janë arrestuar katër persona, ndërkaq njëri...

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Lajme

MPB-ja informon se dje pasdite në ora 17:50 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Metodia Andonov – Çento” në Shkup, automjeti i...

Maqedonia e Veriut

Në Kuvend vazhdon procedura për miratimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm. Pas seancës plenare debati zhvendoset në Komisionin amë. Propozim-ligji, që mes tjerash...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Bota

New York është rankuar si qyteti më i pasur në botë. Sipas një sondazhi nga Henley & Partners dhe New York Wealth, New York...

Copyright © 2024. Rinosnews

Exit mobile version