Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ambasadorja Amerikane: Futja e Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë, dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk do të tolerohen

Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin. Kështu shkruan në rrjetin social X, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, pas shpalljes në Listën e Zezë të emrit të Artan Grubit dhe gjykatësit Enver Bexheti.

“Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund – dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkruan në profilin e saj në X, ambasadorja Ageler.

Ndryshe, pak orë më parë, Departamenti i Shtetit Amerikan e futi në Listën e Zezë Grubin dhe Bexhetin, duke i përfshirë në korrupsion gjatë proceseve gjyqësore të Sasho Mijallkovit.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni