Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ahmeti i shkruan letër Mickoskit

BDI informon se sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre mbi kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit.

Letra është përgjigje ndaj sfidave serioze me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm gjeopolitik, kur çdo tension i ri mund të ketë pasoja negative për marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin e brendshëm shtetëror. Ahmeti thekson se vendimet për heqjen e mekanizmave mbrojtës për komunitetet dhe ndryshimet në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve jo vetëm që janë politikisht të diskutueshme, por janë shume të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë.

BDI apelon për më shumë përgjegjësi dhe pjekuri nga partitë politike dhe institucionet në këtë periudhë kritike, duke nxitur zgjidhje që do të forcojnë bashkëpunimin dhe unitetin, dhe jo ndarjet. Letra e Ahmetit, e cila është bashkëngjitur në tërësi në këtë deklaratë, përbën një thirrje për bashkëpunim, respekt të ndërsjellë dhe dialog konstruktiv.

BDI mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e mirëkuptimit ndëretnik dhe përfshirjes, të cilat janë themele të përparimit të Maqedonisë së Veriut dhe të ardhmes së saj evropiane.

Bashkangjitur: Letra e Ali Ahmetit drejtuar Hristijan Mickoskit

I nderuar z. Hristijan Mickoski,Kryetar i VMRO-DPMNE

Po ju drejtohem në një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme për vendin tonë. Gjendja gjeopolitike është më e rrezikshme se kurrë më parë që nga fundi i shekullit të kaluar, me përshkallëzimin e agresionit rus në Ukrainë, ambiciet e Kinës, situatën e ndërlikuar në Ballkanin Perëndimor, paqëndrueshmërinë në Bosnje dhe Hercegovinë, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe bllokadat e vazhdueshme nga Bullgaria. Në këtë mjedis të ndërlikuar, çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike do të kishte pasoja serioze për kohezionin e brendshëm dhe parashikueshmërinë.

Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat duket se janë ekzekutim i programit të partisë suaj për të shfuqizuar mekanizmat kyç për mbrojtjen e komuniteteve, kanë shkaktuar shqetësim tek të gjithë qytetarët që janë të përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike të qëndrueshme në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja e Ohrit, e cila solli një mirëkuptim më të mirë ndëretnik, nuk është vetëm një çështje politike, por një themel i demokracisë sonë shumëetnike dhe përparimit demokratik. Çdo përpjekje për ta vënë atë në pikëpyetje, veçanërisht në kontekstin aktual, është një hap që mund të përkeqësojë situatën në vend dhe rajon.

Vendimet për të ndryshuar apo për të rishikuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili është element kyç i Marrëveshjes së Ohrit, nuk janë vetëm politikisht të diskutueshme, por edhe të dëmshme për përparimin dhe bashkëpunimin mes komuniteteve. Ky është një zhvillim që mund të minojë përfitimet e fituara me përpjekje të mëdha dhe ta kthejë vendin në periudha pasigurie.

Prandaj, ju bëj thirrje të reflektoni me maturi dhe përgjegjësi për këto vendime që kanë potencial të dëmtojnë kohezionin shumë-etnik në Maqedoninë e Veriut. E ardhmja e vendit tonë duhet të ndërtohet mbi bazën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, e jo mbi ndarje. Çdo hap që prish këto themele është i dëmshëm për të ardhmen e vendit tonë dhe për të gjithë qytetarët e tij, pa dallim etnie.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...