Ambasadorja amerikane Angela Aggeler njoftoi se Uashingtoni zyrtar është duke shqyrtuar vendosjen e emrave të tjerë në listën e zezë. Për atë se kush dhe kur do të vendoset, thotë se për këtë vendosin SHBA-të. Por, lista është tejet dinamike thotë Aggeler.
“Lista është shumë dinamike. Vazhdimisht po shqyrtohen dhe diskutohen emra të rinj. Nuk kam një afat kohor sepse janë vendime të Uashingtonit por mund t’u siguroj se derisa flasim, disa emra po konsiderohen dhe vazhdimisht shikojmë përpara për të shtuar emra të tjerë. Sapo të ketë vendime të reja, do t’ju njoftojmë”, tha Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-ve.
