Connect with us

Hi, what are you looking for?

Blog

A e shfrytëzuan Evropianët botën përmes kolonalizimit?

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara se vendet që nuk ka qenë të kolonizuara, se kolonizimi në periudhën afatgjate kohore i shtyri dhe i privilegjoi ato shoqëri me aktet që me të drejt i quajti makabre dhe të liga.

Ai e vazhdon intervistën duke dhënë një shembull duke treguar se si vendet e kolonizuara janë të pasura, kolonizimi i Britanisë nga Perandoria Romake dhe arsyeton se kolonizimi romak ndihmoi Anglinë në procesin afatgjatë historik sepse “Anglia është e pasur dhe e fuqishme që posedon një Perandori të madhe, kurse Skocia fqinje e cila nuk u kolonizua nga romakët është e varfër dhe e dobët”[1] Çfarë Thomas Sowell dështon të sqaroj është rrethanat dhe periudha kohore të cilët i mundësoi dhe lehtësoi epërsinë e mëvonshme të Anglisë ishin gjithashtu kushtet që e bënë atë më tërheqëse për kolonizim sesa Skocia, ashtu siç varej Administrata Koloniale Spanjolle në atë që do të bëhej Meksika në thelb u mundësua duke pushtuar strukturën organizative ekzistuese të perandorisë Azteke kushtet materiale krijojnë kornizë për veprimtarinë njerëzore, përpara se të vazhdoj është e rëndësishme që të pajisemi me një fjalor të përbashkët, ashtu që kur terme të reja dalin dhe bëhen fokusi i diskutimit tonë, ne do t’i përcaktojmë ato duke filluar sigurisht së pari me pyetjen çka është kolonializmi


[1] “Thomas Sowell on Wealth Creation, Human Capital & Colonialism” available https://www.youtube.com/watch?v=H5fHBdnpE40, Dec. 26th, 2016.

Fenomeni kolonial

“(..) kolonializmi është e nxitur mbi dhunën dhe zhvendosjen; është zhvendosja ajo që prodhon dy lokalitete të dallueshme, metropol dhe koloni, por është dhuna që mundëson shpronësimin kolonial dhe përvetësimin. Dhuna është ajo që e bën kolonializmin një marrëdhënie të pa barabartë. Nuk ka dhunë, nuk ka kolonializëm.”[1]

Kolonializmi ndodhi në valë dhe me çdo valë që mbart grupin e vet unik të rrethanave dhe karakteristikave secila koloni në mënyrë të ngjashme mund të jetë formimi i saj unik që synon kolonializëm të ndryshëm drejt marrëdhënieve të ndryshme.

“Kolonializma të ndryshëm, megjithatë, synojnë drejt rezultateve shumë të ndryshme të marrëdhënieve.  Ndonjëherë  regjimet koloniale synojnë të riprodhojnë veten e tyre – për të përjetësuar marrëdhënien e pabarabartë përgjatë kohës në thelb të pandryshuar”.

“Nga ana tjetër, kolonializmi me migrant politik , një mënyrë e dominimit kolonial ku kolonitë rezidente krijohen nga popullsi që burojnë nga metropoli ose nga një shumëllojshmëri  metropolesh, synon të shuhet si një marrëdhënie – të shfaros autonominë politike indigjene nëse jo të gjithë popullsinë indigjene deri sa nuk ka marrëdhënie”.[2]  

Ashtu siç funksionon shteti i Izraelit sot

Gjatë periudhës së lulëzimit të epokës koloniale ose imperialiste në fillim të shekullit të 20-të dhe para Luftës së Parë Botërore kishte koloni vendbanimesh dhe koloni shfrytëzimi ato funksiononin ndryshe, por të dyja ishin shprehjet të një bote të bërë nga kolonializmi.


[1] Lorenzo  Veracini. “Colonialism: A Global History” (2022)  pp. 1

[2] Ibid. pp. 2

Proto-kolonializmi

Nëpër forume të internetit dhe videove të bëra në rrjete sociale sikurse Youtube dhe Twitter persona të cilët kanë prirje  politike djathtiste apo të djathtës ekstreme mundohen të justifikojnë kolonializmin duke thënë se “asgjë nuk kishte “absurde” aty, se gjoja kolonizimi i popujve është “historia e njerizimit” apo se kolonializmi është krim vetëm kur e bënë një “i bardh”  sigurisht kjo është një qasje shumë e rehatshme dhe justifikuese për ata persona të cilët e mbajnë kolonializmin në fron të artë.

“Ka pasur precedentë përpara kolonializmit modern dhe ka pasur globalizim përpara fillimit të globalizimit kolonial. “Ndërmjetësit tregtarë ‘parakolonialë’që ndërvepruan me Evropën ishin suahili, arabë, guzharat, malabari, malajzian dhe kinez. Shtetet kryqtare ishin protokoloniale’; republikat detare italiane kontrollonin ‘fabrika’ gjysmë sovrane në Levant (…)

“Zgjerimet e vikingëve në veri të Atlantikut ishte në shumë mënyra koloniale, dhe po kështu ishte Reconquista e krishterë e Gadishullit Iberian që filloi në shekullin e njëmbëdhjetë: Por me ‘zbulimin’ dhe pushtimin e ishujve të Atlantikut, Ishujt Kanarie para të tjerave, marrëdhëniet e përfshira  në dominim u bënë dukshëm ‘kolonial'”[1]

Ajo të cilën e thotë Veracini është shumë e rëndësishme në rrëfimin tonë “dukshëm kolonial”. Ajo të cilën “Historianët” legjendar në Youtube dhe forume interneti harrojnë ta përmendin është se si konceptet historike ndryshojnë, sesi pushtimet e 100 dhe 200 viteve të fundit ndryshojnë nga ato të bëra në periudhën e kalifëve të parë apo të perandorëve bizantinë 1000 vjet më parë

Kolonializmi apo siç quhet Periudha e kolonializmit në kohën moderne krijoi koncepte të reja për racën, kulturën, gjinin etj…  kudo ku evropianët shkonin ata futeshin në marrëdhënie kulturore të pabarabartë me popujt tjerë, ky shkëmbim kulturor pa dyshim që u vendos nga të dyja palët, por disa u vunë presion edhe mbi palën më të dobët nga ajo më dominuese[2]

Revolucioni industrial mundësoi ngritjen e Evropës Perëndimore duke e bërë atë edhe një makineri dhune dhe si rezultat duke bërë atë faktor kryesor në skenën e botës së shek. XIX dhe XX.

Dhe kur “historianët”legjendarë në forume të internetit thonë se pse Shqipëria nuk kërkon kompensime apo falje nga Turqia për pushtimin osman.

Përgjigja është shumë e thjesht sepse Perandoria Osmane nuk ekziston më, përndryshe nga Franca e cila deri sot ende ekziston, pavarësisht përpjekjeve të panumërta të francezëve për të realizuar të kundërtën, dhe ende mban marrëdhënie kolonial me disa pjesë të botës.

Franca jo më pak se 6 muaj më parë dërgoi trupa xhandarmërie në Nju Kaledonia një koloni e saj e cila  ndodhet në anën tjetër të botës në kufi me Australinë për të shtypur protesta  për parregullësi zgjedhore që mbaheshin në Paris[3]

Le të sqarojmë edhe një term i cili përdoret rëndom nga popullata shqipfolëse por që shumë pak e dijnë kuptimin, dallimi mes pushtimit dhe sundimit.

(…) Duke lexuar faqet e këtij numri lexuesi do të njihet me fakte historike që nuk interpretohen dot nëpërmjet paradigmave të vjetra, që venë në diskutim edhe termin “pushtim”, i përdorur rëndom për këtë periudhë në ligjërimin dominues, në kuptimin e një invazioni ushtarak që ka zgjatur për një kohë së shkurtër si p.sh. pushtimi italian apo ai gjerman gjatë Luftës së Dytë. Në mungesë të një termi korespondues në shqip të termit që përdoret në historiografinë botërore (conquest (anglisht), eroberung (gjermanisht) conquête (frëngjisht) conquista (italisht)) për depërtimin e shkallëshkallshëm të Perandorisë Osmane në trevat aziatike, evropiane dhe afrikane dhe vendosjen atje të një sundimi shekullor që ka lënë mbresa të thella materiale, shpirtërore, kulturore kemi zgjedhur termin “sundim”.[4]

Pra me fjalë të shkurtra:

Sundim- viktimat trajtohen si bashkqytetar të perandorisë. Çdokush mund të jetë skllavë, edhe qytetarët e metropolit.

Kolonializëm-viktimat trajtohen si shtazë apo si bagëti, Qytetarët e metropoleve nuk mund të bëhen skllevër.


[1] L. Veracini. “Colonialism: A Global History” (2022) pp. 10

[2] J. Groves  & A. Goodman, “Racism Not Race” (2022), pp. 23, 25-27

  • [3] France24, “French forces launch ‘major operation’ to open route to New Caledonia’s restive capital” france24.com, May 19th 2024

[4] Fatos Lubonja, Historiografia shqiptare – nevoja për ndryshim paradigmash.(2020)  Përpjekja Viti XXI, nr. 36-37

Perandori me kolonë

“Kolonializmi kolonial si një mënyrë dominimi është kështu ndryshe nga mënyrat e tjera të dominimit kolonial që kemi hasur deri më tani: ndërsa kolonializmat e valës së parë dhe të dytë synonin të nënshtronin dhe të shfrytëzonin popullsitë indigjene, ose të nënshtronin dhe shfrytëzonin ato të importuara, kolonët synojnë të largojnë ose eliminojnë popujt indigjenë me të cilët ndeshen, ose për t’i zhvendosur larg komuniteteve të tyre në rritje”.

“Kolonizuesit e valës së tretë zakonisht nuk kishin nevojë për të kolonizuarit, ose, thënë më mirë, nuk kanë nevojë për ta aq sa kanë kolonizatorët e tjerë. Ndërsa në terren, kushtet janë gjithmonë larg këtyre llojeve ideale, marrëdhëniet bëhen veçanërisht të ndërlikuara kur kolonizatorët e valës së dytë dhe të tretë banojnë në të njëjtin mjedis kolonial, gjë që ndodh shpesh. Kolonizues të ndryshëm mund të mos pajtohen fuqishëm se kë duhet të shpronësojnë dhe ku dhe si duhet të përfitojnë.”[1]

Termi indigjen apo autokton  shpesh duket se përdoret pa përkufizim të saktë, një fjalë e cila përdoret gati çdo ditë në forumet nacionaliste në internet por me gjasë asnjë nga ata nuk kanë idenë se çfarë janë këto terme, këtu do të paraqesë një përdorim e cila përdoret në sferën akademike dhe e cila do të na qartëson më mirë termin në fjalë.

“Indigjeniteti është një identitet i ndërtuar, i formësuar dhe i jetuar në kontekstin e politizuar të kolonializmit bashkëkohor. Komunitetet, klanet, kombet dhe fiset që ne i quajmë popuj indigjenë janë pikërisht ashtu: Indigjene në tokat ku ata banojnë, në kontrast me dhe në kundërshtim me shoqëritë kolonialiste dhe shtetet që janë përhapur nga Evropa dhe qendrat e tjera të Perandorive[2]

Në këtë definicion “indigjen” qëndron në kundërshti me “kolon” nëse nuk ka kolonializëm, nuk ka “indigjenitet”, pra sllavët nuk janë kolonizues në Ballkan por janë migrant të cilët janë vendosur në Gadishullin Ballkanik në shek. VI-VII apo anglezët nuk janë indigjen në Britani sepse ata nuk janë një popullatë e kolonizuar sepse vala e madhe e popujve të cilët kanë ardhur në Britani nuk kanë qenë kolon por migrant.

“Të gjitha këto subjektivitete përbëhen nga kolonializmi; ato janë marrëdhënie: për shembull, ‘vendasit’ janë vetëm vendas në raport me ata që kanë lindur diku tjetër, popujt ‘indigjenë’ janë vetëm ‘indigjenë’ në raport me kolonët ekzogjenë, e kështu me radhë.

Kjo padyshim nuk do të thotë që të gjitha këto kolektive nuk kanë ekzistuar në vetvete përpara takimit kolonial; ato ekzistonin dhe shpesh lulëzuan, por jo si pjesëmarrës në një marrëdhënie të pabarabartë që i rindërtoi”.[3]


[1] L. Veracini. “Colonialism: A Global History” (2022) pp. 75

[2] T. Alfred & J. Comtassel,  “Being indigenous: Resurgences Against Contemporary Colonialism.” In Government and Opposition, Vol, 40, No. 4 (Autumn 2005), pp. 597

[3] L. Veracini. “Colonialism: A Global History” (2022) pp. 8

Përplasja Imperialiste

“Pas përafërsisht një shekulli të dominimit të pakontestueshëm britanik në çështjet koloniale, konkurrenca koloniale filloi përsëri. Një epokë neomerkantiliste pasoi epokën e tregtisë së lirë, ashtu si epoka e tregtisë së pemëve kishte ndjekur një epokë pazaresh. Imperializmi ishte përsëri kryesisht për vendosjen e marrëdhënieve ekskluzive koloniale midis kolonive dhe metropoleve. Nxitimi për të përjashtuar konkurrentët perandorakë rezultoi kështu në valën e pestë koloniale globale. Kjo valë koloniale gjithashtu transformoi dhe riformësoi me dhunë shoqëritë e kolonizuara që investoi në mënyra më të thella se sa kishin bërë paraardhësit e saj. Ashtu si paraardhësit e saj, kjo valë globale koloniale përfshiu edhe rajone të reja, zona që kishin mbetur të paarritshme dhe ishin lënë pas dore nga proceset e mëparshme ekspansioniste. Afrika, i gjithë kontinenti përtej një vargu vendbanimesh të shpërndara në brigjet e saj dhe Algjeria e Afrika Jugore, të cilat tashmë ishin të pushtuara, zonat në Lindjen e Largët, Lindjen e Mesme dhe ishujt e Paqësorit – Mikronezia dhe Melanezia – ishin të pushtuara. gjatë kësaj vale koloniale. Çdo fuqi kolonizuese rriti zotërimet e saj dhe zhvilloi një stil specifik të administrimit kolonial[1]”.

Rajoni kolonial zakonisht lihej në varfëri të skajshme e cila mundësonte kontrollimin e plotë të atij territori, përdoreshin “punëtor me qera” pra skllevër të cilët punon me orë të tëra për një pagë të vogël.

Veracini thotë “Jetët e popullsive të kolonizuara tani po transformoheshin si kurrë më parë. Shteti kolonial duhej të vinte masa qetësimi për popullatën dhe të ndërtonte njëfarë infrastrukture: rrugë, stacione policie, linja telegrafike dhe ndonjëherë edhe hekurudha. Ajo duhej të negocionte përfundimisht kufij specifikë me konkurrentët e saj perandorakë. E gjithë kjo e bëri atë një ushtrim të kushtueshëm, i cili, kur në pamje të parë i shtohet vendosmëria për t’i bërë kolonitë të paguajnë për veten e tyre, e bëri atë një gjendje grabitqare. Ishte një shtytës e paprecedentë e transformimit social dhe ekonomik; valët e mëparshme koloniale globale nuk kishin arritur deri këtu dhe kaq thellë në shoqëritë që kishin nënshtruar (përveç, siç e pamë, kolonializmave të plantacioneve dhe kolonive, të cilat kishin krijuar shoqëri krejtësisht të reja dhe kishin zëvendësuar ato indigjene)[2]”.

Këto veprime të shteteve evropiane kundrejt territoreve të kolonizuara financoheshin nga kompani të mëdha të cilët kërkonin me çdo kusht profit të madh edhe nëse ishte kusht jeta e miliona njerëzve në pyetje.

Kolonializmi dhe Kapitalizmi shkonin dorë për dore.

Por mund të pyesni çfarë është kapitalizmi dhe si definohet?

“Kapitalizmi në përgjithësi përkufizohet si një sistem ekonomik i bazuar në një sërë marrëdhëniesh shoqërore të karakterizuara nga pronësia private e burimeve, duke përfshirë tokën, lëndët e para dhe pronën. Një karakteristikë kryesore e ndryshimeve teknike, të cilat shtyhen në vende ku nuk ekzistonin më parë. , dhe për këtë arsye ndryshojnë strukturën e punës dhe konsumit.”

“Sistemi kapitalist mbështetet në zgjerimin e prodhimit për të prodhuar fitime të rritura.

Prandaj, pronarët dhe agjentët janë vazhdimisht në kërkim të tregjeve dhe klientëve të rinj, si brenda dhe jashtë vendit, si dhe burime të zgjeruara për të sjellë në proceset e tyre të prodhimit, duke përfshirë punën dhe lëndët e para.”

“Në një sistem kapitalist, dallimet midis pronarëve dhe punëtorëve, kolonizatorëve dhe të kolonizuarve, dhe fitimet dhe pagat përfaqësojnë dallime në pronësi dhe pushtet”

Pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1871 nisi një garë tjetër “The Scramble for Africa” apo Përplasja për Afrikën ku shtetet e sapo formuara Evropiane Italia dhe Gjermania donin poashtu të hynin në garën koloniale dhe të kolonizonin Afrikën si shtetet e vjetra imperialiste Britania dhe Franca

“Sipas “Weltpolitik”  (një ndryshim që kishte pasuar pas bashkimit të vendit në vitin 1871), Gjermania grumbulloi një perandori të vërtetë koloniale dhe relativisht të shpejtë. Përcaktimi i ri i politikës ishte shpallur në 1884 kur u pushtua kolonia e parë ultramarine – por u bë më e qartë në 1897. Gjermania u zgjerua në Paqësor (Samoa, Nauru, Guinea e Re, Mikronezi), në Azi (Tsingtao dhe sfera e saj përreth të ndikimit), dhe në Afrikë (Togo, Kamerun, Tanganyika – Tanzania e sotme pasi u bashkua me Zanzibarin pas pavarësisë – dhe Afrika Jugperëndimore Gjermane – Namibia e sotme). Perandoria koloniale e Gjermanisë përfundimisht u bë një sfidë e drejtpërdrejtë për hegjemoninë koloniale britanike.”

Por kishte raste kur një koloni ishte në pronësi të një personi të caktuar por jo të shtetit të cilin ai e përfaqësonte

“Belgjika mori Kongon. Në fillim, ishte mbreti i saj, Leopoldi, i cili ishte ‘shpërblyer’ i gjithë vendi nëpërmjet entitetit korporativ transnacional që ai kontrollonte. Ai kishte filluar imperializmin e tij privat në 1876, kur themeloi një korporatë publike, u shpall CEO dhe premtoi qasje ndërkombëtare (ai imagjinoi kështu një lloj kolonializmi gjithëpërfshirës dhe punonjësit e tij vinin vërtet nga shumë vende evropiane). Por Leopoldi abuzoi shumë me pozitën e tij, edhe nëse do të mbikëqyrte atë që sot do të quhej një OJQ ‘humanitare’ që pretendonte se ishte aktive në shuarjen e skllavërisë, si dhe një shqetësim më tradicional të korporatës. Kongoja u bë një kasap-han (..) Hiqni “tmerrin” e kolonializmit, “zemrën e errësirës” së tij. Goma ishte malli kolonial i epokës, kërkesa për të ishte intensive: elektrifikimi kishte nevojë për produkte gome dhe automobilat që do të prodhoheshin në dekadat në vijim e kërkonin gjithashtu[5]

Gjithë kjo rrëmujë për pushtime territoresh në Afrikë dhe në Lindje të Mesme do ta shtynë Evropën drejt një Lufte të Madhe për dominim gjë e cila realisht ndodhi në vitin 1914 me nisjen e Luftës së Parë Botërore.


Përfundim

Gjatë këtij epilogu do ta citoj shumë përfundime të Veracinit për të qartësuar ende më shumë temën mbi kolonializmin, por edhe pasojave të saj pas “dekolonializmit”  termeve të cilët përdoren gabimisht herë qëllimisht dhe herë pa qëllim dhe njohjen e saj më të thellë

“Tensionet me Korenë dhe Japoninë janë një trashëgimi e një të kaluare të pazgjidhur dhe të dhimbshme koloniale. Tajvani është një shtet që u bashkua nga një sërë valësh të dallueshme koloniale: holandeze, kineze perandorake, japoneze dhe më pas nacionaliste. Tani ajo po njeh popullsitë e saj indigjene, siç po bëjnë shoqëritë e tjera të kolonëve, pasi përballet me perspektivën e ribashkimit brenda një prej politikave që në një kohë kontrollonin ishullin. Në mënyrë të ngjashme, tensionet rreth statusit special të Hong Kongut nuk mund të kuptohen pa kuptuar historinë e qytetit si një koloni e vogël e lidhur me një gjysmëkoloni masive. Në mënyrë ironike, shumë në qytet tani po shprehin një lloj nostalgjie koloniale: ata që urrejnë imponimet e Kinës kontinentale sepse e shohin sundimin kolonial britanik si relativisht më të mirë se regjimi aktual.

(..) “Një histori e gjatë dhe e stere gjatë e luftërave civile dhe konflikteve etnike karakterizuan kontinentin afrikan pas dekolonizimit, edhe nëse ndonjëherë lufta i parapriu pavarësisë. Luftërat civile postkoloniale dhe grindjet politike kanë prekur (në rend alfabetik) Algjerinë, Angolën, Burundin, Republikën e Afrikës Qendrore, Çadin, Republikën Demokratike të Kongos/ Zaire, Egjipt, Eritre, Etiopi, Bregun e Fildishtë, Liberi, Libi, Mali, Mozambiku, Nigeri, Nigeria, Ruanda, Sierra Leone, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani, Uganda, Sahara Perëndimore dhe Zimbabve (kjo është një listë konservatore, pasi konfliktet civile shpesh janë të pamundura  për t’u përcaktuar). Afrika e Jugut pas aparteidit nuk dëshmoi trazira të gjera civile, por nëse mund të konsiderohet një histori suksesi postkolonial varet nga mënyra se si dikush i vlerëson sfidat fillestare të vendosjes së një regjimi të ri pas ndërprerjes së aparteidit. Shumë afrikano-jugorë janë të pakënaqur me përpjekjet institucionale të deritanishme për të zhbërë trashëgiminë e aparteidit dhe shtypjes racore. Përfshirja politike e Zimbabvesë fqinje mbetet një paralajmërim. Në vitet 1990, regjimi i Robert Mugabes u përpoq të zbatonte një agjendë gjoja antikoloniale: të rishpërndante tokën. Nuk ishte më një botë e re e guximshme de kolonizuese dhe korrupsioni dhe despotizmi i regjimit i kombinuar me bojkotin aktiv të institucioneve financiare ndërkombëtare, e ktheu vendin në mënyrë efektive në një zonë tjetër fatkeqësie.”


ARITON SALIHUHistorian

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni